0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vuçiq reagon ndaj deklarimeve të fundit të Kurtit rreth bashkimit kombëtar

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth “aspiratës së tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë”.

“Unë as nuk reagova. E lamë të shkojë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Brnabiq)… Nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon të bashkojë Shqipërinë”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Presidenti serb është pyetur “se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte thënë diçka të ngjashme”, duke aluduar në reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

“A do të më varnin në Uashington apo në Bruksel?”, ka thënë tutje Vuçiq gjatë një ceremonie të fillimit të punimeve në një pjesë, në kuadër të projektit të hekurudhës Beograd-Budapest.

“Idetë e mëdha shqiptare nuk shkaktojnë frikë në BE, ndonjëherë mund të shkruajnë në një raport se deklarata nuk ishte e zgjuar dhe kaq”, pretendon presidenti i Serbisë.

Deklarata e presidentit serb vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për mediumin online “Monocole” se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Megjithatë, Kurti ka potencuar gjatë kësaj interviste se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë”, kishte thënë ndër tjerash Kurti.

Ndërkohë duke komentuar deklarimet se Spanja po hap një zyrë në Prishtinë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se së fundi ka folur me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe ka thënë se është “pothuajse i sigurt se nuk do të ketë ndryshim qëndrimi”, gjegjësisht se Spanja edhe më tej nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit