2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qeveria synon t’i marrë 200 milionë euro të AKP-së pasi që ta shuajë këtë institucion

Më të lexuarat

Brenda 3 vjetëve të ardhshëm qeveria po parasheh t’i marrë 200 milionë euro nga Fondi i Privatizimit, raporton KTV.
 
Një plan të tillë do ta realizojë duke ndryshuar ligjin për AKP-në. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka thënë KTV-së se këto fonde janë të parapara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018, nga të cilat këtë vit do të harxhohen 70 milionë euro.
 
Hoti ka bërë të ditur se me ligjin e ri, AKP-ja si agjenci do të mbyllet dhe me çështjet e mbetura do të merret një zyrë që do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit.
 
Hoti ka thënë se nuk do të preken kursimet e qytetarëve që janë në Fondin e Kursimeve Pensionale.
 
Sa i përket marrëveshjes së djeshme me FMN-në, ministri i Financave ka thënë se këto para Kosova mund të mos i shfrytëzojë fare, por që është dashur të bëhet për të mundësuar marrjen e kredive nga institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
 
Ibrahim Rexhepi nga Instituti Strass e sheh me dyshim funksionimin e një zyre të tillë në kuadër të kryeministrit, ndërkohë që me futjen e vendit në kredi parasheh probleme buxhetore për të ardhmen.
 
Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe FMN-së ka bërë që Kosovës t’i hapet drita e gjelbër për të nënshkruar marrëveshjen kreditore me Berzh-in, me të cilin do të përmirësohet infrastruktura hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit