2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosova s’po mund ta pengojë Serbinë në investimet në Veri

Më të lexuarat

Ka kohë që institucionet e Kosovës provojnë të shtrijnë autoritet në pjesën veriore të Kosovës. Këtë kanë provuar ta bëjnë përmes bisedimeve e madje edhe krijimin e Fondit për veriun, që përfshin vetëm komunat veriore me shumicë serbe, raporton KTV.
 
Por, është shteti i Serbisë ai që po vazhdon të investojë në këtë pjesë të Kosovës.
 
Së fundmi, kanë nisur ndërtimin e banesave kolektive për të kthyerit serbë në Mitrovicë. Këtë po e bëjnë në Lagjen e Boshnjakëve, për të cilat objekte zyrtarët shqiptarë në komunën e Mitrovicës Veriore thonë se po ndërtohen për personat që po kthehen nga Serbia.
 
Për Emir Azemin, që është zëvendëskryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore, kjo po bëhet për të ndryshuar strukturën demografike të popullsisë në atë pjesë.
 
KohaVisioni ka provuar të kontaktojë dhe të marrë një sqarim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por në Zyrën për Media nuk janë përgjigjur gjatë tërë ditës në telefon.
 
Ndërkohë, se ndërtimet po bëhen nga Qeveria e Serbisë e ka konfirmuar për KTV-në edhe udhëheqësja e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut. Por, Adriana Hodzic thotë se duhet edhe shqiptarët të aplikojnë për këto banesa sociale.
 
Kjo nuk është hera e parë që ndërtime të tilla në Veri po financohen nga Qeveria e Serbisë, përcjell koha.net. Në anën tjetër, shqiptarët janë penguar vazhdimisht nga serbët të rindërtojnë shtëpitë e tyre në veri, sidomos në Kroin e Vitakut.
 
Muaj më parë madje ishte sulmuar një punëtor, derisa shqiptarët po bënin përpjekje për rindërtim të shtëpive të tyre, përcjell koha.net. Serbët i kanë penguar për rindërtim, ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit