3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku zbulimi i një trupi gjatë natën nxori në pah rreziqet, pasi mijëra migrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se është shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, ne kemi komunikuar shqetësimin tonë në Bjellorusi”, tha Biden më 12 nëntor.

“Mendojmë se është problem”, shtoi ai.

Deklaratat e Bidenit vijnë disa orë pasi nënpresidentja Kamala Harris shprehu shqetësime të ngjashme gjatë vizitës në Francë. Ajo tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Bjellorusia është “përfshirë në një aktivitet shqetësues. Është diçka për të cilën kam biseduar me presidentin Macron dhe sytë e botës dhe liderëve janë duke shikuar se çfarë po ndodh atje”, tha ajo në një konferencë për media.

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar Minksun për përdorim të taktikave të “luftës hibride”, duke shtuar se po i shtyn migrantët, që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, drejt kufijve të saj.

BE-ja thotë se politikat e Minksut janë kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit kundër regjimit të liderit autoritar, Alyaksandr Lukashenka lidhur me shtypjen e dhunshme të disidencës, pasi ai shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, që gjerësisht shihen si të manipuluara.

Bjellorusia mohon akuzat dhe thotë se nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës me migrantët nëse Evropa në heq sanksionet që ka vendosur ndaj saj.

Ukraina tha më 12 nëntor se do të dërgojë disa pjesëtarë të policisë kufitare në kufirin me Poloninë, për të ndihmuar në menaxhimin e krizës. Ndërkaq, Bjellorusia tha se së bashku me Rusinë po mban stërvitje të parashutistëve pranë kufirit Bjellorusi-Poloni. Më vonë Rusia njoftoi se dy parashutistë të saj vdiqën pranë kufirit me Poloninë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Po ashtu, më 12 nëntor Bjellorusia njoftoi se ka kthyer mbrapsht rreth 2,000 migrantë dhe ua ka ndaluar hyrjen 30 frimave turistike, që kanë ftuar migrantët të kthehen në Bjellorusi.

Rriten tensionet në kufirin Bjellorusi-Poloni

Policia polake tha më 13 nëntor se trupi i pajetë i një burri sirian u gjet një ditë më parë pranë kufirit me Bjellorusinë.

Që prej nisjes së krizës në kufi, është raportuar për të paktën 11 migrantë të vdekur. Vdekjet u janë atribuuar kryesisht lodhjes dhe ekspozimit ndaj temperaturave, që në javët e fundit, kanë rënë ndjeshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit