-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sot mbahet takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, do të takohen këtë të enjte në kuadër të “Open Balkan” në Beograd.

Mbrëmjen e djeshme pas arritjes në Beograd, Vuçiq shtroi një darkë për ta, të cilit iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, vendi i të cilit nuk është pjesë e kësaj iniciative deri më tani.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Agjenda:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i presidentit Aleksandar Vuçiç me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit