0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Muslimanët e Kanadasë pastrojnë Parkun Halifax Park

Më të lexuarat

Ofrimi i një modeli për patriotët kanadezë, një grup i muslimanëve në qytetin Halifax në krahinën lindore të Kanadasë, në Nova Scotia, kanë dalë vullnetarë për të treguar dashurinë e tyre për komunitetin e tyre duke hequr grumbujt e plehrave në një nga prej parqeve më piktoreske të qytetit.
 
Ne e pastruam parkun, tani vendi  është i paster, ky është një vend i pacenuar, tha për CBC, Abdelkader Tajib, imam i Xhamisë së Ummetit , të hënën, më 8 qershor 2015.
 
Ne jemi duke ndihmuar kafshët duke i shmangur që të mos ushqehen me mbeturina. Bërllogu, plehrat, me të vërtetë janë shumë të dëmshme për kafshët, sepse ato nuk e dinë se çfarë janë duke ngrënë.
 
Rreth 20 anëtarë të Xhamisë së Ummetit dhe Akademisë Detare Muslimane u mblodhën të hënën pasdite për të pastruar nga plehrat Parkun i cili quhet  Herring Cove Provinciale Park.
 
Duke vënë doreza në duart e tyre, vullnetarët mbanin qese mbeturinash për të pastruar parkun.
 
Ky veprim, sipas Imamit të Xhamisë së Umetit, Abdelkader Tajib, është  frymëzim nga udhëzimet  Islame në mbrojtjen, ruajtjen e mjedisit dhe të kafshëve.
 
Ne besojmë se [kafshët] lavdërojnë  Zotin në mënyrën e vet dhe kjo është vetëm një çështje që na rilidhë me këtë aspekt në mbrotje të mjedisit ku jetojmë”  tha ai.
 
Një nga vullnetarët, Hasan Aliu, tha se ai e ka ndie veten të lumtur duke pastruar parkun pranë oqeanit.
 
Unë mendoj se është një mundësi e përkryer për ne për të treguar, si një komunitet, që kemi ardhur nga jashtë të ndihmojmë komunitetin, tha Hasan Aliu.
 
Duke përshëndetur vullnetarët, Imami i Xhamisë së Umetit, Abdelkader Tajib tha se ngjarje të ngjashme  janë planifikuar nga Xhamia e Ummetit për të pastruar parqe të tjera gjatë gjithë verës. 
 
Muslimanët  në Kanada janë rreth 1.9 për qind nga rreth 32.800.000 banorë që ka Kanadaja.
 
Numri i muslimanëve është duke u rritur në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit dhe se feja Islame është bërë feja më e madhe në Kanada pas Krishterimit.
 
Një sondazh i fundit tregoi se shumica dërmuese e muslimanëve janë krenarë që janë kanadezë, dhe se ata janë më të arsimuar se sa popullata e përgjithshme.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit