2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdogani pro themelimit të qeverisë së koalicionit

Më të lexuarat

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje partive politike që sa më shpejtë të themelojnë qeverinë  e re, me theks se duhet lënë anash krenarinë personale dhe se historia do të gjykojë çdo njërin i cili Turqinë e shtynë në krizë politike. Ai në paraqitjen e parë publike pas zgjedhjeve parlamentare ka thënë se kurrfarë rrethana politike nuk guxojnë të rrezikojnë zhvillimin e Turqisë. Erdogani ka thënë se do të bëjë çmos, në përputhje me autorizimet e veta, që të gjendet zgjidhja.
 
Kryeministri turk Ahmet Davutogllu ka deklaruar se historia ka treguar se qeveritë e koalicionit nuk janë të përshtatshme për Turqinë, por ka shtuar se partia e tij për Zhvillim dhe Drejtësi është e hapur për të gjitha opsionet. “Periudha e koalicioneve nga vitet 70-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar shërbejnë si shembull i cili tregon se koalicionet  nuk janë të përshtatshme për Turqinë dhe se neve akoma mendojmë kështu ”, ka thënë në takimin me zyrtarët lokal të AKP-së nga tërë Turqia. Davutogllu ka cek se duke marr parasysh situatën politike, AKP-ja është e vetmja parti e cila mund të gjejë zgjidhje reale.”Jemi të hapur për çdo skenar”, ka porosit kryeministri turk. Davutogllu të mërkurën për televizionin shtetëror turk TRT-në ka thënë se AKP-ja do të shfrytëzojë të gjitha mundësit në përpjekjen për të formuar qeverinë e re para se të merret në shqyrtim mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare. Ai ka theksuar se kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, themelues i AKP-së, nuk do të merr pjesë në bisedimet për koalicion, por do të intervenojë në rastin e krizës. Kryetari turk të mërkurën befasisht është takuar me përfaqësuesin e partisë opozitare të CHP-së, në momentin kur forcat politike turke peshojnë opsionet e koalicionit pas zgjedhjeve parlamentare.
 
AKP-ja qeverisëse e ka humbur shumicën parlamentare në zgjedhjet e mbajtura të dielën, që konsiderohet goditje të fortë për Erdoganin dhe partinë e tij, e cila është në pushtet e vetme plot 13 vjet. Partia prokurde HDP-ja ka publikuar të enjten se është e hapur për të gjitha opsionet për formimin e qeverisë së koalicionit, përveç me AKP-në.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit