4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Pasqyra islame për moralin dhe ekonominë

Më të lexuarat

Pasqyra islame për moralin dhe ekonominë
 
Dr. Sulejman Topoljak
 
Të gjithë ekspertët me peshë dhe mendimtarët të cilët mirren me hulumtimin e shoqërive njerëzore dhe moralin në pajtim me racën njerëzore sot gëzon njërën prej krizave më të mëdha në pjesën e dytë te ekzistëncës së saj. Shoqëritë njerëzore edhe më herët kanë ra në kriza të ndryshme : ekonomike ,politike , sociale por ato shpejtë kanë dalur prej këtyre krizave që ka qenë një hap për të ecur përpara. Megjithëate kriza e sotshme është gjithëpërfshirëse dhe e rrezikshme nga të gjitha krizat paraprake. Njerëzimi sot po përjeton një katastrof të rrezikshme e cila i ka kapur dy segmente të jetës njerëzore , para së gjithash në aspektin e moralit.
Është e njohur se asgjë në këtë botë nuk vjen vetvetiu. Gjithëcka ka një shkak dhe një pasojë , por edhe kjo rrezikshmëri njerëzore nuk ka ardhur vetvetiu por ka rrjedhur si rezultat i rreziqeve paraprake të cilat kanë lindur shumë shkaqe ,mendime dhe kanë kushtuar shumë strategji, politikë presione dhe nënvlerësime. Për secilin segment të përmendur do të kishim mundësi të shkruanim një punim të vecant akademik. Megjithëate vlerësojmë se sekularizmi është njëri prej shkaqeve të lindjes së këtyre pasojave ndërmjet njerëzve dhe sistemeve, dhe nëse në shpejtësi nuk ndërmarim asgjë , raca njerëzore do të përballet me një kataklizëm. 
Largimi i fesë nga shoqëria ose largimi i njeriut nga Zoti është një filozofi shumë e rrezikshme dhe një ideologji e cila tashti është përhapur. Sekularizmi duke shkatërruar besimin shkatërroi edhe moralin, ndërkaq morali është produkt i fesë ose besimit. Sekularizmi direkt e atakoi natyrën njerëzore dhe u vendos në vend të Zotit. Në vend se Ai që meriton të adhurohet, të ndëgjohet dhe besohet , shumica e njerëzve filluan që ta adhurojnë materien dhe interesin. Kështu lindën anarkitë në mesin e vlerave, moralit , autoritetit dhe rrespektit. Ka ardhur koha kur gjithëcka ka cmimin e vet, ndërkaq asgjë nuk ka vlerë. Rregullat matrialiste dhe klauzulat e tyre u menduan si të shenjta.
Sistem i vlerave është i ndërtuar mbi interesin dhe gjërësisht po përhapet në ditët tona. Morali është larguar nga politika, ekonomia, lufta, drejtësia dhe ashtu me radhë. Sot është bërë normale dhe e pranueshme që morali të jetë një kategori e vullnetshme dhe të mos bie nën mbykqyrjen e drejtësisë etj , askush nuk ka të drejtë që dikënd ta shtyej ose ta sankcionoj për të kryer dicka nëse ajo është e natyrës morale. Kështu sot askush prej atyre që përgjigjen për rregullimin botëror nuk gjykojnë , e më për të ndaluar dhe të dënuar ato të cilët me mijëra tona ushqim të helmuar e hudhin në detëra dhe oqeane , ose filtrimin e atyre ushqimeve për një pjesë të njerëzimit ku në anën tjetër dy e treta e njerëzimit jetojnë në varfëri të thellë.
Ose psh, e gjykojnë drogën, alkoolin, prostitucionin kur në anën tjetër në secilin vend i prodhojnë këto gjëra, reklamojnë dhe shesin alkool, gazeta, cd dhe video filma me përmbajtje pornografike dhe ofrojnë pa sankcione edhe shërbime seksuale. Njerëzit sot janë në një rreth të rrezikshëm ku edhe mund të humben. Kërkojnë dalje nga kriza. Në anën tjetër , nuk e dijnë ose nuk dëshirojnë të dijnë për ilacin shpirtëror dhe dalje nga kjo fizionomi kaotike , ilac i tillë shpirtëror është Islami.
Islami, moralin e ka ngritur si doktrinë kryesore, duke i vënduar detyrë vetes që ta ambientojë në cdo segment të jetës së njeriut si normë jete. Në këtë punim do të mundohemi që të sqarojmë statusin e moralit në prodhimtari (sipas islamit) ashtu është ruajtja e resurseve natyrore të cilat All-llahu ia dha njeriut në shfrytëzim.
Parim Islam: Prodhimet të gjitha munden vetëm ato cka janë të lejuara
Një thelb i rëndësishëm moral të cilën Islami e vëndoi në prodhimtari dhe që obligon secilin musliman, individë ose shtet është se morali duhet të shfrytëzohet në kuadër të kufijve të të lejuarës dhe të mos dalë tek e ndaluara.
Është e ditur se kufijtë e të lejuarës janë të shpërndara . Natyra njerëzore dallon gjithë të dashurën dhe misteriozen, nuk kënaqet me të voglën dhe nuk përfundon tek e madhja. Ky është problemi më i madh se pse njerëzit nuk munden ta ruajnë të lejuarën dhe në bazë të rregullave të saja dhe pendimit, por dëshironë të ndaluarën dhe ashtu i thyen ligjet që All-llahu xh.sh. ia caktoi: ” Ato janë kufijtë e All-llahut, mos i thyeni!”
Duhet të konstatojmë se ekonomia jo islame nuk njeh në principet e saja dhe kodekseve , dicka cka quhet hallall (e lejuar) e as haram (e ndaluar). Qëllimi kryesor i prodhimtarisë në ato ekonomi është interesi vetjak dhe ajo cka sjellë më shumë profit. Aspak nuk interesohen se ai prodhim a është i dobishëm a i dëmshëm për shoqërinë , e pranuar ose e urryer, a i përshtatet principeve morale a jo? 
Jo vetëm ajo , por një mendim i këtillë në një ekonomi të atillë dhe në përgjithësi nuk ekziston , ose është me bazë të gabuar. 
Është me bazë të gabuar pasiqë ndanë ekonominë dhe moralin, ose prodhimin dhe vlerat etike. Një korelacion i këtillë në rastet e tilla , është i pasaktë , i papranuar dhe i injoruar.
Cka lejohet të prodhohet sipas Islamit?
Në ekonominë islame është një rast krejtësisht tjetër. Islami ithtarët e saj i ka ndaluar të prodhojnë atë cka është e ndaluar të konsumohet. Kështuqë është e ndaluar të prodhohet droga dhe gjithëcka që turbullon mendjen njerëzore.
Muslimanët e kanë të ndaluar që të prodhojnë ushqime që i sjellin dëm atij pa marrë parasysh a bëhet fjalë për: pirje, ngrënje, përtypje, ose ndonjë formë tjetër e sjelljes së kësaj materie në organizëm.
Të gjitha format që janë të përmendura në këtë segment janë të ndaluara. Kështu psh është e ndaluar prodhimi i duhanit përderisa edhe institucionet shkencore kanë ardhur në konstatim se ai është i dëmshëm dhe kanë paralajmëruar ashpër ndaj ndalimit të konsumimit të tij. Muslimani nuk e ka të lejuar që t`i sjellë dëm vetes dhe tjetërkujtë , dhe nuk guxon që të keqes t`i kthej me të keqe.
Fatkeqësisht duhet të konstatojmë se edhe disa shtete islame i prodhojnë disa gjëra që janë të ndaluara dhe të dëmshme për shoqërinë.
Ndërtimi i Uzinave të Venës , prodhimi i tyre në shtëpi dhe forma tjera të kësaj kulture , me qëllim që të fitohet prodhim alkoolik është e ndaluar. Shitja e rrushit atyre që dihet se do e shfrytëzojë për prodhimin e alkoolit, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve është e ndaluar pasiqë me të ndihmohet shpërndarja dhe promovimi i haramit. Ai i cili i ndihmon haramet është njejtë si ai i cili i bënë.
Prodhimi i skulpturave , fotografimi i gjërave të ndaluara, shfrytëzimi i arit dhe argjendit për suvenire ose bartja e zinxhirit prej ari nga meshkujt, dhe të tjera gjëra të padobishme në Islam janë haram. 
Ai i cili i prodhon këto gjëra cka shfrytëzohen për ato qëllime dhe kanë atë përmbajtje ai njeri merrë pjesë në mëkat njejtë sikur ai që i përdor ato. Sipas kësaj nëse një prodhim të ndaluar e shfrytëzojnë një million njerëz t`i merrë pjesë në mëkat tek të gjithë ato që e shfrytëzojnë këtë prodhim , përderisa ai prodhim i orientoi ato njerëz ka harami. Kështuqë nuk është e ndaluar ato gjëra edhe të shiten.
Është e njohur se njeriu Ditën e Llogarisë do të dalë me mëkatet e tij para Zotit dhe paramendoni atë prodhuesin nga prodhimi i të cilit u futën në mëkat një million njerëz , cfarë mëkati do të bartë ai???
Në hadith thuhet:” Kush sjellë në Islam një vepër të keqe ai bartë mëkatë për atë dhe e bartë mëkatin për të gjithë ato që do e punojnë atë vepër ndërsa asnjëri prej tyre nuk futet në mëkatët e prodhuesit..”( Sahihul Xhamiul-Sagir .nr. 6305)
Islami ndalon që të prodhohen të gjitha ato gjëra të cilët në rend të parë shfrytëzohen për sendet e ndaluara , d.m.th nëse ato prodhime kanë destinim të atillë , ose në shumicën e rasteve shfrytëzohen për haram , ndërsa shumë rradhë shfrytëzohen për hallall , përderisa normat juridike nuk sjellen për gjërat që ndodhin rradhë.
Megjithëate ato sende që mund të shfrytëzohen njejtë edhe për hallall edhe për haram sic është rasti i disa stolive të grave të cilët janë të lejuara të barten para burrave të tyre , ndërsa ndalohen të barten para njerëzve të huaj , ato gjëra janë të lejuara hallall.
Në anën tjetër ka disa gra të cilët i shfrytëzojnë ato stoli para të tjerëve për ta tërhjekur mashkullin ose me ndonjë qëllim të vecant. Duke shikuar nga kjo anë , stolitë e tilla janë haram.
Mallra të tillë dhe sende të tilla, Islami nuk i ndalon të prodhohen , edhe pse shfrytëzohen edhe për të mirë edhe për të keq, do të ishte më mirë ai i cili mundet, të distancohet nga prodhimet e tilla.
Islami rreptësisht ndalon të gjitha llojet e prodhimeve që cënojnë besimin e tij , duke sjellur njerëzit në dyshim dhe në mosbesim. Me këtë është e ndaluar gjithëcka që shkatërron moralin dhe largon njerëzit nga identiteti i tyre, ai i cili i thyen vlerat e tij morale dhe besimin , ai i cili ia kthen shpinën pyetjeve të rëndësishme jetësore( si psh nuk martohet…shënim i përkthyesit), ai i cili nuk e pranon të vërtetën , cka dashurohet në dynjanë dhe e lenë ahiretin.
Më lartë mendohen në prodhimin dhe produkcionin e mjeteve të dukshme si : filmat , emisionet , këngeët , llojet e ndryshme të mediave në formë të shkruar , radio , tv – të gjithë cka emitojnë programe dhe shkruajnë për thyerjen e vlerave , moralit dhe besimit të atyre që i shikojnë këto programe. Nuk ndalen në hallallin dhe haramin , përderisa qëllimi i tyre kryesor është rritja e numrit të shikuesve , ndëgjuesve , paguesve dhe tirazhit , ku do të realizonin profit më të madh.
Produkcioni dhe llojet e tilla të prodhuara janë të rrezikshme njejtë sic është e rrezikshme droga.
Përmendëm prodhimet që i konsumojnë njerëzit, përderisa gjurmët e atyre prodhimeve , ose pasojat nga ato prodhime janë një segment që shikohen nga intelektualët pak më ndryshe. 
Të gjitha shoqëritë moderne luftojnë kundër drogës dhe mjeteve që janë në dëm të tyre , përderisa janë kundër rreziqeve, ato nuk i sulmojnë veprat artistike por i prodhojnë në mënyrë të pakontrolluar, i zgjerojnë dhe i rrisin. 
Dilerat e drogës futen në burg, përderisa ato që i prodhojnë veprat artistike dhe filmike , janë të rrespektuar, shpërlbehen me para dhe zënë vend të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore.
Sipas të përmendurës më lartë mund të konkludojmë se matriali mediatik i rrezikshëm ka ndikuar dhe është përgjegjëse për rritjen e konsumimit të alkoolit dhe drogës. 
Media të ndryshme inkuadruan ekipe të ndryshme me emra dhe me ngjyra të ndryshme për realizimin e këtyre qëllimeve. Media të tilla i helmuan njerëzit më shumë sesa që i helmuan droga dhe alkooli. Ato i vritën njerëzit e vdekur. Sipas kësaj të gjithë ato të cilët marrin pjesë në këto vepra artistike, shkruesit, këngëtarët, aktorët , regjisorët, fotografët, producentët edhe të tjerë, kanë me dhënë përgjegjësi para All-llahut xh.sh. për veprat e ndyta që i bëjnë dhe dëmin që ia sjellin shoqërisë dhe të gjithë atyre që i shikojnë ato gjëra.
I Plotëfuqishmi ka thënë: “(e thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plotadhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i huumbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.” ( En-Nahl , 25)
 
 
Në vend të përfundimit
 
Nga e shkruara më lartë shihet se ekonomia islame dallon shumë nga ekonomia jo islame. Nëse ekonomia jo islame nuk njeh moralin dhe vlerat etike në rrethin e vet , këtë gjë ekonomia islame e stimulon dhe e vëndon në rend të parë. 
Islami nuk i mëson ithtarët e saj që të largohen nga morali dhe vlerat etike e t`i jap përparësi vlerave matriale ,ashtu sic bënë ekonomia jo islame. Islami vazhdimisht thekson se vetëm faktorët matrial nuk sjellin profit , zhvillim dhe mirëqenie , ashtu sic fokusojnë ekonomitë jo islame. Islami vlerëson se faktorët matrial janë të rëndësishëm në prodhim dhe i plotësojnë nevojat e njerëzve , por nuk janë në pikën piedestale. Në ekonominë islame i jepet përparësi moralit dhe njeriut me moral përskaj faktorëve matrial dhe vlerave matriale.
Islami kërkon nga njeriu që në fillim ai të bëhet besimtar dhe me moral , dhe pas kësaj të dal tek faktorët matrial , rregullat dhe teoritë e pranuara nga shkencat ekonomike. Derisa askush nuk mundet që të paralajmëroj se sa është i pabesueshëm dhe i pavlerë nëse nuk i posedon ato vyrtyte. Islami njeh konceptin bereqet , kategori kjo e cila nuk njihet nga ana e ekonomisë jo islame. 
I Plotëfuqishmi atë qartas e thotë: “ E kur t’i afrohen ato mbarimit ta afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshmitë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” ( Et-Talak , 2-3)
“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. “ ( El-A`raf, 96)
“Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Ështënjë grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.” ( El-Maide , 66)
 
Përktheu nga boshnjakisht: Hamdi Nuhiju
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit