5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vuçiç-Tanin: Prania e Misionit të OKB-së e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Më të lexuarat

Vuçiç theksoi rëndësinë e komunikimit me UNMIK-un dhe shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që të zhvillojë më tej modele të shkëmbimit të mendimeve me Misionin e OKB-së në Kosovë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot u takua me të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e Misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, me të cilët diskutoi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç theksoi rëndësinë e komunikimit me UNMIK-un dhe shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që të zhvillojë më tej modele të shkëmbimit të mendimeve me Misionin e OKB-së në Kosovë.

Në këtë kontekst, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, falënderoi Vuçiçin që sipas tij gjeti kohë për kontakte telefonike në kushtet e vështira gjatë pandemisë lidhur me ngjarjet aktuale në Kosovë.

“Vuçiç theksoi se lëvizja e fundit e Prishtinës dhe vendosja e anëtarëve të ROSU në vendkalimet administrative Jarinjë dhe Bërnjak paraqet një masë të re provokuese dhe të njëanshme pas përpjekjes për të formuar të ashtuquajturën ushtri të Kosovës dhe për të vendosur taksa mbi mallrat serbe, gjë që shkakton shqetësim të madh për Serbinë për të ardhmen serbëve në Kosovë”, theksohet në njoftimin nga kabinetit i Vuçiçit.

Ai veçanërisht theksoi se Serbia, si gjithmonë, “do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se situata varet edhe nga pala e Prishtinës, e cila duhet të përmbahet nga lëvizjet e vazhdueshme të njëanshme që përkeqësojnë ndjeshëm situatën në Kosovë”.

“Vuçiç theksoi se kontaktet e rregullta me përfaqësuesit e UNMIK-ut janë të rëndësishme për Serbinë për shkak të ruajtjes së vazhdimësisë së shqyrtimit të çështjes së Kosovës, si dhe për shkak të informimit të rregullt mbi situatën politike dhe të sigurisë, e cila i nënshtrohet ngritjes së panevojshme të tensioneve për shkak të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

“Prania e OKB-së, gjegjësisht UNMIK-ut, si dhe e misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë, është më se e nevojshme si garanci e sigurisë së popullit serb”, ​​theksoi Vuçiç, duke shtuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është dhe duhet të jetë korniza ligjore e pranisë së sigurisë ndërkombëtare në Kosovë.

Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë theksoi se mandati i UNMIK-ut dhe KFOR-it është i qartë, dhe se qëllimi dhe roli i këtyre misioneve janë përcaktuar saktësisht dhe se sekretari tanishëm dhe ai i mëparshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Ban Ki-moon që nga fillimi kanë qenë të vendosur për zbatimin e misioneve në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se prania e Misionit të OKB-së është shumë e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, si përmes zbatimit konsekuent të Rezolutës 1244 të OKB-së, ashtu edhe nëpërmjet angazhimit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut të Brukselit.

Kreu i UNMIK-ut theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rëndësinë e të gjitha përpjekjeve në drejtim të bashkëpunimit rajonal konstruktiv.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit