Sipas të dhënave paraprake 20 persona, përfshirë 6 fëmijë kanë humbur jetën ndërsa mbi 300 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti me madhësi 5,9 ballë që ka rënë në rajonin e Beluçistanit në Pakistan.
Qendra Kombëtare e Vëzhgimit Sizmik të Pakistanit (NSMC) bëri të ditur se tërmeti u regjistrua në thellësinë 15 kilometra nën tokë, me epiqendër në zonën pranë qytetit Harnai.
NSMC informoi se lëkundjet kanë nisur në orën 03:20 dhe se tërmeti është ndjerë edhe në qytetet Quetta, Sibbi, Pishin dhe Chaman.
Sipas medias lokale, si pasojë e tërmetit 5,9 ballë kanë humbur jetën 20 persona, 6 prej tyre fëmijë ndërsa janë plagosur mbi 300 të tjerë.
Gjithashtu nga tërmeti janë dëmtuar shumë shtëpi, kurse në disa rajone ka pasur rrëshqitje dheu.
Në rajonet e prekura nga tërmeti vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
/trtshqip/