2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tregimi i magjistarit pasi që u pendua – Cilët ishin njerëzit më të fortë në besim tek të cilët dështonte?!

Më të lexuarat

Një nga magjistarët thotë se i dërgoja xhinët te njerëzit për t’i magjepsur.

Disa njerëz i kam magjepsur shpejt, kurse disa të tjerë i dërdoja xhinët dhe ata ktheheshin duke thënë: “Ne e dëgjojmë zërin e tij, por nuk e shikojmë atë.”

Disa nga xhinët i dërgoja tek personi dhe ata më thonin: Ne e pamë atë nga larg, dhe pastaj u humb.

Kur i dërgoja te disa njerëz të tjerë për t’i magjepsur, xhinët ktheheshin dhe thoshin: Ne nuk i gjetëm.

Pastaj i dërgoja xhinët rebelë, sepse ata ishin më të fortë se ata para tyre, edhe ata ktheheshin duke më thënë: Nuk i gjetëm.

Atëherë ua dërgova atyre ifritët, të cilët janë më të fortë nga xhinët tjerë, edhe ata ktheheshin duke thënë: Ne e shëtitëm e gjithë botën në lindje dhe në perëndim, por nuk e gjetëm këtë person.

Unë u them atyre: si nuk e gjetët në shtëpi apo në vendin e punës?

Ata thonë: Ne shkuam në shtëpinë e tij, dhe te puna, mirëpo nuk e gjetëm.

Magjistari thotë, pasi u pendova, e dija që njerëzit ndryshojnë sipas veprave të tyre, fuqisë së mbrendshme të tyre, dhe rrethanave ku jetojnë.

Disa prej tyre nuk forcohen, dhe kjo është e lehtë për ti pushtuar, disa prej tyre dobësohen, i harrojnë ose i pakësojnë adhurimet e tyre.
Këto njerëz ata i ndëgjojnë dhe i shikojnë.

Sa u përket njerëzve më të fortë me besim, dhe me shumë adhurime, ata nuk do ti gjejnë ata në të gjithë tokën dhe nuk do ti shohin edhe nëse jetojnë mes tyre.

Prandaj, lexoni ajetin Kuranor :

(وَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ جَعَلْنَا بَيْنَكَ وَبَيْنَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ حِجَابًا مَّسْتُورًا)

Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.

Surja El-Isra 45

Hoxhë Sinan Rushiti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit