5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Situata në veri, Wigemark: EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

Më të lexuarat

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se EULEX-i është i gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Wigermark në një postim në Twitter bën të ditur se ka takuar të hënën ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me KFOR-in”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Ndryshe, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka zhvilluar një takim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut për mundësinë e ndërprerjes së protestës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, të hënën në mbrëmje.

“Masat e miratuara, të diskutuara më parë nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave të Veriut, kanë për qëllim favorizimin e një përshkallëzimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thotë KFOR.

Sipas njoftimit, KFOR shton se ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullat përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe duke vendosur njësitë e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinjë dhe Bërnjak.

Tutje theksohet se kjo është në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së të vitit 1999.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia.

Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Kosova ka vendosur Njësitë Speciale të Policisë në afërsi të këtyre dy pikave, ndërsa Serbia ka shtuar praninë ushtarake në zonën kufitare.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit