0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Malaysia Airlines do shkurtojë 6 mijë punonjës

Më të lexuarat

Drejtuesi i lartë ekzekutiv i Malaysia Airlines, Christoph Mueller në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kuala Lumpur njoftoi se kompania “de facto ka falimentuar” dhe se do të heqë nga puna 6 mijë punonjës.
 
 Drejtuesi i lartë ekzekutiv i Malaysia Airlines, Christoph Mueller, njoftoi se do të heqin nga puna 6 mijë punonjës nga afërsisht 20 mijë që ka kompania, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Christoph Mueller, në një konferencë për shtyp të mbajtur në kryeqytetin e Malajzisë në Kuala Lumpur njoftoi se kompania “de facto ka falimentuar” dhe se do të heqë nga puna 6 mijë punonjës.
 
Mueller ka njoftuar se do të shkohet në ristrukturim të plotë të kompanisë dhe u shpreh se “Ne jemi në falimentim de facto. Rënia në performacën e kompanisë ka nisur që para ngjarjes tragjike në 2014”.
 
Mueller, gjithashtu vuri në dukje se ata synojnë që vitin e ardhshëm të sigurojnë stabilitet dhe të kalojnë në rritje në vitin 2017.
 
Malaysia Airlines, u trondit me dy tragjeditë ajrore vitin e kaluar, ku avioni me 239 persona në bord gjatë udhëtimit Kuala Lumpur-Pekin humbi më 8 mars. Përsëri pas 5 muajsh nga kjo ngjarje një avion Boeing i Malaysia Airlines, me 283 udhëtarë dhe 15 persona të ekuipazhit ra në Ukrainë, ku u pretendua se avioni u rrëzua me raketë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit