3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sulmi në Zubin Potok, Policia jep detaje

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në Zubin Potok, ku është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve.

Sipas Policisë, patrullat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje e po ashtu edhe zjarrfikësit nga Zubin Potoku.

“Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, shkruan fillimisht policia.

Ajo më tutje ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar në orët e para të ditës së sotme gjersa është njoftar edhe prokurori i kujdestar dhe hetimet po vazhdojnë.

“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi  u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet tutje në njoftim.

Theksojmë se për sulmet në Zveçan e Zubin Potok, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar duke thënë se “Hetimet tregojnë se ishin të qëllimshme, qartazi ato po i nxitë e mbështetë Serbia. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit