2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Partia e Justin Trudeau në Kanada fiton zgjedhjet parlamentare

Më të lexuarat

Kanadezët i dhanë fitoren Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau në zgjedhjet parlamentare të së hënës, po rreziku i tij për të fituar shumicën e vendeve dështoi dhe gati pasqyroi rezultatin e dy vjetëve më parë.

Sipas AP, përcjell Telegrafi, liberalët fituan shumicën e vendeve nga secila parti tjetër në vend.

Liberalët e Trudeau morën 156 ulëse – një më pak se sa fituan në vitin 2019, dhe 14 ulëse më pak për 170 të nevojshme për shumicën në parlament.

Në anën tjetër, konservatorët kanë fituar 121 ulëse të njëjtin numër që fituan në vitin 2019. Demokratët e rinj majtistë kanë fituar 27 vende, derisa Blloku Quebecois me qendër në Quebece, mbeti i pandryshuar me 32 vende dhe të Gjelbrit morën vetëm dy ulëse.

“Ju po na vendosni sërish në detyrë në mënyrë që të punojmë me një mandat të qartë, kështu që Kanadaja të kalojë pandeminë”, ka deklaruar Trudeau. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit