-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Katari dhuron 50 milion dollarë ndihmë për muslimanët rohingya

Më të lexuarat

 
Katari ka dhuruar 50 milion dollarë për muslimanët rohingya të cilët kanë ikur nga Mianmari dhe Bangladeshi në Indonezi.
 
Agjencia e lajmeve QNA njofton se emiri i Katarit sheik Tamim bin Hamad Al-Thani u takua sot në pallatin e tij me shefin e diplomacisë indoneziane Rent Marsudi.
 
Tema kryesore e bisedimeve ishte situata aktuale e në Indonezi dhe Malajzi që ndërlidhet me refugjatët nga Bangladeshi dhe Mianmari, të cilët i takojnë pakicave muslimane rohingya. Muslimanët rohingya janë viktime të masakrave në vendet nga ku largohen.
 
Ministri i Jashtëm Indonezian Marsudi kërkoi nga emiri i Katarit ndihmë konkrete për kujdesin e këtyre njerëzve.
 
Menjëherë pas takimit, emiri Al- Thani miratoi një ndihmë prej 50 milion dollarëve për muslimanët rohingya në Indonezi.
 
Pakica muslimane rohingya jeton në fshatrat e varfra të rajonit Arakan. Ato janë viktima të sulmeve dhe persekutimit nga ana e forcave budiste.
 
(Islampress)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit