I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeparlamentarin GLauk Konjufca.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se në këtë takim ka theksuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e dialogut.
“Sot në mëngjes, u takova me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe udhëheqësit e grupit. Theksova rolin e rëndësishëm të parlamentit dhe isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”, ka shkruar Lajçak.
Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë të së cilës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e partive politike. /Telegrafi/