Seid ibn Musejebi u vra.
Seid ibn Xhubejri vdiq me kokë të prerë.
Imam Shafiu vdiq si rezultat i rrahjes së dhunshme me shkopinj.
Sufjan Theuriu vdiq i arratisur.
Taberiu vdiq i rrethuar (nga armiqtë).
Buhariu vdiq i braktisur.
Nesaiu u vra.
Ibn Hazmi vdiq i përndjekur
Ijadi vdiq i helmuar.
Shejhulislam Ibn Tejmija vdiq në burg.
Nuajm ibn Hamadi vdiq i lidhur me zinxhirë, u zvarrit me zinxhirët e tij dhe u hodh në një gropë; nuk e pastruan dhe nuk ia falën xhenazen.
Ja, kjo është gjendja dijetarëve; jetën e tyre e çojnë për të përcjellë fjalën e së vërtetës dhe mesazhet e Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë: “Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!” (El Ankebut, 1-4)
Jeta e besimtarit nuk është ndyshe, veçse me sprova. E sprova bëhet kënaqësi duke bërë durim; e durimi nuk është i plotë, veçse duke qenë i kënaqur (me caktimin e Allahut).
“… duroni, sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. (El Araf, 128)
Dr. Muhamed Jusri Ibrahim
Përktheu: Burim Koçinaj