Robert Muharremi, anëtar i grupit të ekspertëve në dialogun e Kosovës me Serbinë është distancuar nga vendimi i fundit i delegacionit kosovar për hapjen e arkivave të UÇK-së.
“Deklaratat e fundit kane dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet ne asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur”.
Muharremi thotë se efekti i deklaratës tashmë është pjesë e problemit.
“Hapja e arkivave te UÇK ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për të ndryshuar narrativen e “fajtorëve” për personat e zhdukur dhe për ta barazuar UÇK me Serbinë. Nuk është me rëndësi se si dhe ne çfarë konteksti është bërë deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka përfshirë edhe UÇK si pjese te problemit”, është shprehur Muharremi.
Anëtari i grupit të ekspertëve në dialogun e Kosovës me Serbinë, thotë se hapja e arkivave dëmton Kosovën.
“Kjo është e dëmshme dhe me pasoja për Kosovën, marrë parasysh edhe proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër UÇK, dhe për këtë arsye distancohem nga ky proces”, shtoi Muharremaj./Telegrafi/