-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ki kujdes bija ime!

Më të lexuarat

Në të kaluarën, izolimi ishte kalaja në të cilën strehoheshin të gjithë të dobëtit dhe të frikësuarit nga njerëzit-ujq dhe grabitqarët. Ndërsa sot, pas paraqitjes së qindra kanaleve satelitore dhe pas hyrjes së internetit në çdo shtëpi, tema e izolimit është bërë diçka që i takon së shkuarës. Unë e di se obsesioni i cili gjendet në zemrat e shumë vajzave është lidhja me një djalë të ri, i cili e vlerëson jetën bashkëshortore, kujdeset për familjen dhe përpiqet ta bëjë atë të lumtur. Femra për ta arritur këtë ndodh që të rrezikojë e t’u përgjigjet ngacmimeve të ndonjë të riu, të hyjë në ‘chat apo ‘mesenxher’ në internet ose të shkëmbejë ca shikime me djalin e komshiut. Unë jam i mendimit se femra në të gjitha këto veprime nuk synon gjë tjetër veçse të zbulojë personin që në të ardhmen mund të jetë shoku i saj i jetës dhe babai i fëmijëve të saj.

Të gjithë të rinjtë e dinë mirë këtë realitet, por ata që janë të devotshëm trasojnë rrugën e ndritshme fetare dhe i drejtohen familjes së vajzës me të cilën dëshirojnë të lidhen. Të tjerët, që nuk janë të paktë në numër, gjuajnë ndonjë pikë të ndjeshme te femrat duke u dhënë argumente të shumta se ata dëshirojnë që në fund lidhja e tyre të përfundojë me martesë dhe e tërë ajo që ndodh në periudhën e njohjes dhe të takimeve është për hir të përzgjedhjes së partnerit të duhur. Shumica janë gënjeshtarë dhe po që se ndodh që ndokush pretendon se është i sinqertë, mënyra e komunikimit me femrën dëshmon se ai nuk është djalosh i ndershëm. Ti, o bija ime, duke u nisur nga zemra jote e pastër, nga kërkesa e sinqertë dhe nga mungesa e përvojës me djemtë, mund të biesh në telashe të mëdha e pastaj të mos dish se si të dalësh prej tyre.

Ndodh që një djalosh takohet me një femër në një vend publik dhe më pas i bën fshehtazi një foto apo incizon bisedën e saj dhe pas një kohe e përdor atë si mjet frikësimi dhe kërcënimi. Pas kësaj, femra e ndien veten sikur është duke ecur në një fushë të minuar, e rrethuar nga rreziqe kudo që lëvizë. Disa femra i kaplon pakujdesia dhe në një moment dobësie bëhen pre e ndonjë grabitqari, që u premton se do të martohen, mirëpo më pas zhduket dhe humb pa lënë asnjë informacion. Kjo bën që femra të bjerë në depresion të thellë. Shpeshherë ndodh edhe që të ngelet me barrë dhe në këtë mënyrë dyfishohet krimi; krimi ndaj vetes dhe krimi ndaj fëmijës, i cili do të rritet pa baba dhe pa prejardhje!

Ç’do të thotë e tërë kjo për bijën time?

1. Ji e bindur se atë që Allahu ka caktuar për ty, patjetër do ta marrësh, pavarësisht sesa e pafuqishme, e mbyllur apo e turpshme je.

2. Zoti i dhuron femrës një burrë të mirë, ndërsa mashkullin e furnizon me një grua të këndshme, prandaj kërkoje atë prej Tij me sinqeritet dhe dije se ajo që Zoti ka në zotërim arrihet me adhurim ndaj Tij dhe jo duke i bërë mëkat.

3. Mashkulli atë femër që u përgjigjet menjëherë dëshirave të tij seksuale nuk e sheh të denjë që në të ardhmen të jetë bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij.

4. Ki parasysh gjithmonë mbikëqyrjen e Allahut ndaj teje dhe kujtoje Atë vazhdimisht, mbështetu gjithnje tek Ai. Shpirtin tënd bëje të kënaqet në dashurinë për Të, se këtu ka lumturi që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në botë. Mos kërko kënaqësinë më të madhe, por atë më fisniken.

Abdulkerim Bekkar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit