2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Comodita dhe TehnoBurimi nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e fabrikës së dyshekëve

Më të lexuarat

Kompania Comodita dhe kompania TehnoBurimi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e fabrikës më të madhe në botë të dyshekëve, Comodita, në Gjakovë e cila pritet të jetë 80.000m2 dhe do të punësojë 2500 punëtorë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se ky është shembulli më i mirë që prodhuesit rriten dhe fuqizohen së bashku, duke përkrahur njëri-tjetrin për një ekonomi më të zhvilluar dhe më të fuqishme.

Kompania TehnoBurimi do të angazhohet në ndërtimin e fabrikës së parafabrikuar me konstruksion të betonit e cila do të jetë ndër më modernet në vendin tonë. Kjo kompani prodhon elemente të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, ulluqe, gypa të betonit dhe shumë produkte të tjera të cilat njihen për cilësinë dhe janë të garantuara, pasi që të gjitha produktet janë të standartizuara.

Klubi i Prodhuesve e ka cilësuar këtë si një lajm shumë të mirë nga prodhuesit vendorë duke thënë se një e ardhme e mirë dhe e sigurt po e pret vendin tonë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit