4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Policia izraelite arreston 20 palestinezë, mes tyre dhe minorenë

Më të lexuarat

Policia izraelite në ditët e fundit ka shtuar operacionet kundrejt palestinezëve që jetojnë në Jerusalem dhe se në 24 orët e fundit ka arrestuar 20 persona, ku mes tyre dhe fëmijë 14-16 vjeç.
 Policia izraelite në Jerusalemin lindor ka arrestuar 20 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Drejtori i Bashkësisë së të burgosurve të Jerusalemit, Nasır Kavs, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se policia izraelite në ditët e fundit ka shtuar operacionet kundrejt palestinezëve që jetojnë në Jerusalem dhe se në 24 orët e fundit ka arrestuar 20 persona, ku mes tyre dhe fëmijë 14-16 vjeç.
 
Ndërsa për arrestimet në fjalë nga autoritetet izraelite nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.
 
Forcat izraelite duke kryer shpeshherë bastisje në Bregun perëndimorë dhe në Jerusalemin lindorë, ata arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
 
Sipas shifrave të Ministrisë së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë të burgosur palestinezë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit