3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çfarë duhet të bëjnë prindërit që kanë fëmijë me vështirësi në zhvillim

Më të lexuarat

Manual për prindër që mësojnë se fëmija i tyre ka një vështirësi në zhvillim

Ç’duhet të bëni për të ndihmuar veten në fazën e përballjes fillestare.

Kur prindërit mësojnë se fëmija i tyre ka një vonesë në zhvillim, mënyrat e reagimit janë nga më të ndryshmet, ja disa nga to:

Mohimi Një nga reagimet e para është mohimi —“kjo nuk mund të më ndodhë mua, fëmijës tim, familjes sime.”
Zemërimi Mohimi shumë shpejt kalon në zemërim, i cili mund të drejtohet ndaj personelit mjekësor që informon i pari mbi problemin e fëmijës. Zemërimi gjithashtu shfaqet edhe në komunikimin midis vetë prindërve ose anëtarëve të tjerë të familjes.
Refuzimi Refuzimi është një reagim tjetër që përjetojnë prindërit. Ky refuzim mund ti drejtohet personelit mjekësor, familjarëve të tjerë apo dhe vetë fëmijës. Ata mund të dëshirojnë edhe vdekjen e fëmijës, kur janë në gjendje të rënduar emocionale.
Frika Frika është një tjetër reagim i menjëhershëm. Njerëzit zakonisht kanë frikë nga e panjohura më tepër se nga e njohura. Pasja e një diagnoze dhe informcioni të qartë mbi fëmijën. e bën zakonisht situatën më të lehtë. Frika për të ardhmen është një emocion i zakonshëm:“Çdo të ndodhë me fëmijën kur të jetë 5 vjeç? Kur të jetë 12? kur të jetë 20? Çdo të ndodhë me fëmijën kur unë të mos jem më?”
Ndjenja e fajit pas vjen ndjenja e fajit dhe shqetësimi se mos kanë qënë prindërit ata që e kanë shkaktuar problemin “Mos bëra diçka që e shkaktoi këtë? Mos po ndëshkohem për diçka që kam bërë? A jam kujdesur si duhet për veten gjatë shtatëzanisë? ”
Konfuzioni Konfuzioni shoqëron këtë periudhë të vështirë.Si rezultat i të moskuptuarit plotësisht se çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë, kalohet në pagjumësi.paaftësi për të marrë vendime dhe mbingarkesë mendore.
Pafuqia Pafuqia për të ndryshuar se çfarë po ndodh është shumë e vështirë për tu pranuar. Ju nuk mund ta ndryshoni faktin që fëmija juaj ka një vështirësi.
Zhgënjimi Zhgënjimi për një fëmije jo perfekt është një sfidë e madhe për tu përballuar nga shumë prindër dhe lëndon egon dhe sistemin e vlerave të tyre.
Pranimi Pranimi është faza kur prindërit krijojnë stabilitet emocional dhe nisin përpjekjet e para për ti ofruar ndihmë fëmijës duke u drejtuar tek specialistët.

 

Jo të gjithë prindërit kalojnë nëpër secilën fazë, por është e rëndesishme për prindërit të njohin këto përjetime të mundshme dhe të kuptojnë që nuk janë të vetëm në vuajtjen e tyre.

 

Ka shumë mënyra për të përballuar problemet dhe për të kërkuar ndihmë:

 

Kërkoni ndihmë nga një prind tjetër

Kërkoni të njihni një prind tjetër qe ka të njëjtin problem si ju dhe kërkoni mbështetjen dhe këshillat e tij.

Flisni me bashkëshortin/bashkëshorten, familjen dhe persona të tjere të rëndësishëm

Sa më tepër çiftet të komunikojnë në momente të vështira si këto, aq më tepër forcohen për ti përballuar. Mënyra se si ju i shikoni dhe përballoni situatat mund të mos jetë e njëjtë. Mundohuni ti shpjegoni njëri-tjetrit si ndiheni dhe si e shikoni ju situatën në të cilën ndodheni.

Fokusohuni në të tashmen, në aktivitetet e ditës

Frika nga e ardhmja mund tju dekurajoje. Duhet të mos mendoni në çdo moment për “po sikur?”, apo “çdo të ndodhë nesër?”. Edhe pse mund t’ju duket e pamundur, gjëra të bukura do të vazhdojnë të ndodhin çdo ditë. Fokusohu në të tashmen, në aktivitetet
e ditës.

Kërkoni informacion

Duhet të kërkoni për informacion të saktë në lidhje me situatën e fëmijës tuaj. Mos kini frikë të pyesni, pasi pyetjet janë hapi i parë për të kuptuar më mirë fëmijën tuaj.

Mësoni si të përballeni me ndjenjën e hidhërimit dhe zemërimit.

Ndjenjat e hidhërimit dhe zemërimit janë të paevitueshme kur mendoni se nuk mund t’ju realizohen shpresat dhe ëndrrat që kishit ndërtuar për fëmijën tuaj. Është e rëndësishme ta njihni dhe ta shprehni zemërimin.

Mbani një qëndrim pozitiv

Mbajtja e një qëndrimi pozitiv do të jetë një nga armët tuaja kryesore për tu përballur
me problemet.

Qendroni të lidhur me realitetin

Të qëndrosh i lidhur me realitetin do të thotë ta pranosh atë ashtu siç është. Gjithashtu
do të thotë që ka disa gjëra që mund të ndryshojnë dhe të tjera që nuk i ndryshojmë
dot.

Kujdesuni për veten

Në situtuata stresante, gjithsecili reagon në mënyrën e tij. Gjithësesi janë të nevojshme
disa këshilla: Pushoni mjaftueshëm, ushqehuni mirë, merrni kohë për veten, kërkoni
mbështetjen e të tjerëve.

Evitoni keqardhjen

Keqardhja për veten, keqardhja nga të tjerët apo keqardhja ndaj fëmijës duhen evituar.

 

Kujtohuni që është fëmija juaj

Mbi të gjitha ai është fëmija juaj sot e përgjithmonë. Zhvillimi i tij është i ndryshëm
nga ai i fëmijëve të tjerë, por kjo nuk e bën fëmijën tuaj më të pavlefshëm, më pak të
rëndësishëm, apo me nevojë më të ulët për dashurinë dhe përkujdesjen prindërore.

Duajeni dhe gëzojeni fëmijën tuaj

KAHANE FOUNDATION, Save the Children, SHNJ

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit