-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Farmacisti dhe plaka (Vetëm pas vdekjes së tij plaka e kuptoi bamirësinë ndaj saj)

Më të lexuarat

Djaloshin Feraxh Urejbi nga qyteti Ajdabija i Libisë, çdo muaj e vizitonte një plakë në barnatoren ku ai punonte. Ajo merrte barnat dhe gjithmonë i paguante te ky djalosh i urtë, i buzëqeshur e plot edukatë. Plakës barnat i kushtonin 20 dinarë. Ajo sa herë që e takonte atë e përshëndeste me shumë ngrohtësi. Pastaj ndodhi një tragjedi, djaloshi vritet nga një pritë banditësh. Plaka pas një muaji kthehet prapë në barnatore dhe i merr porositë e zakonshme. Kur i jep shitësit 20 dinarë, ai i thotë se çmimi i barnave është 200 dinarë, dhe se duhen edhe 180 dinarë të tjerë. Ajo i thotë se të njëjtat barna për 3 vjet rresht i merrte me 20 dinarë prej farmacistit tjetër.

“Ku është ai sot?”
“Ai ka vdekur oj loke, Zoti e mëshiroftë!”

Kur i kontrolluan faturat, e panë se djaloshi kishte paguar për 3 vjet me radhë nga 180 dinarë në muaj për barnat e kësaj plake. Pronari i barnatores vendosi që kësaj plake t’i jepen edhe më tutje barnat me çmim 20 dinarë, që pjesa tjetër prej 180 dinarëve të jetë sadaka për shpirtin e djaloshit bujar.

Siç po e shohim ky djalosh ka bërë një humanizëm të madh me plakën duke ia paguar nga të hollat e veta 90% të shumës së ilaçit dhe duke mos i treguar asaj dhe askujt tjetër për këtë ndihmë që po ia bënte. Bëri një humanizëm të madh dhe fshehurazi, mirëpo deshi Zoti që pas kalimit të viteve ta shfaqë humanitetin dhe sinqeritetin e tij, që të bëhet kështu shembull për të gjithë, njëherit edhe t’i vazhdojë sevapi dhe e mira ndaj plakës edhe pas vdekjes së tij. Këtu është për t’u përshëndetur edhe humanizmi që tregoi pronari i barnatores duke vazhduar t’ia japë barnat plakës me të njëjtin çmim dhe duke e bërë nijet për shpirtin e djaloshit human.

“Nëse lëmoshën e jepni haptazi, kjo është mirë, e nëse ua jepni të varfërve fshehurazi – ajo është edhe më mirë…” (el Bekare: 271)

Libri: “Shikues apo ndryshues”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit