Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë.
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media thotë se ishte lajm i trishtueshëm se 36 qytetarë të Kosovës humbën jetën.
“Varianti Delta i coronavirusit po tregon të jetë jashtëzakonisht shpërndarës dhe shumë agresiv gjë që ka shkaktuar rritje enorme. Natyra e shpërndarjes së virusit nuk është progresive por eksplozive”.
Kurti ka thënë se është brengosëse shkalla e zbatueshmërisë së masave në përgjithësi.
“Në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkal këto masa. Do të shtojmë praninë e policisë në rrugë, vendbanime e qendra tregtare. Do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lista e 85 inspektorëve të shtuar do ta publikojmë nesër”.
Kurti ka hedhur kritika për qeveritë paraprake për mungesë të inspektorëve sanitarë.
I pari i qeverisë ka thënë se edhe orari i punës së policëve do të kalojë në 12 orë nga 8 sa ishte deri tani./Telegrafi/