4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Bizneset kosovare në Shqipëri po falimentojnë

Më të lexuarat

Gjatë vitit që shkoi partnerët tregtare kanë rritur praninë e tyre në ekonominë shqiptare, por kjo tendencë nuk ka vlejtur vetëm Kosovën.
Gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230. INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur.

Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare.

Por duket se, konflikti me bizneset është në të njëjtat nivele si bllokadat doganore. Kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianet, greket dhe turqit, bizneset e të cilave kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj janë më së shumti  italianë. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë- pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues.

Në vitin 2014 numri i ndërmarrjeve të huaja arriti në 5245, ku 43 për qind prej tyre ishin italiane, 12 për qind ishin greke, 8 për qind turke, 5 % kosovare dhe pjesa tjetër, prej 32 % nga vende të tjera./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit