3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-ja ndan 3.8 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Më të lexuarat

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përmes së cilës përfiton ndihmë financiare shtesë në vlerë të 3.8 milionë dollarësh.

Marrëveshja është nënshkruar nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtores së re të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Zeinah Salahi.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentes Osmani, dokumenti i nënshkruar është pjesë e Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milionë dollarë”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij financimi synohet të bëhet përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, pastaj llogaridhënia nga ana e institucioneve si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në zhvillim, si dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit