3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

FMN: Pagat në Kosovë u rritën për qëllime politike

Më të lexuarat

Pagat e shërbyesve civil në Kosovë janë ngritur për qëllime politike dhe me pasoja negative për ekonominë. Kështu thuhet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) për Kosovën.
 
Sipas këtij raporti,në zgjedhjet e vitit 2011, qeveria e Kosovës ka ngritur pagat për 50 për qind, duke i ngritur kështu shpenzimet e përgjithshme në kategorinë e pagave për rreth 27 për qind, transmeton Zeri.info.
 
Përsëri në zgjedhjet qendrore të vitit 2014, pagat e shërbyesve civil janë ngritur edhe për 25 për qind. “ Në Kosovë incentivat politike të Qeverisë për t’i ngritur pagat në periudhat parazgjedhore janë shumë të fuqishme. Së pari institucionet qendrore dhe lokale përbëjnë çerekun e gjitha punësimeve formale dhe një përqindje e madhe e votuesve përfitojnë nga ngritja e pagave.
 
Poashtu, edhe shumë votues të tjerë përfitojnë indirekt nga ngritja e pagave”, thuhet mes tjerash në raport, duke shtuar më tej se në Kosovë një ose më shumë votues është i varur nga të ardhurat e secilit të punësuar në sektorin publik.
 
Përndryshe, pagat në sektorin publik në Kosovë, si në zgjedhjet e vitit 2011, ashtu edhe në ato të fundit të vitin 2014, janë ngritur me vendim të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, i cili në Qeverinë e kryemiinistrit Isa Mustafa e mbanë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm. Nga ngritja e lartë e pagave në sektorin publik, përkundër rritjes së ulët ekonomike në vend, partia e tij(PDK) ka arritur të dal e para në zgjedhjet e fundit nacionale.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit