1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Xhihadi Homoseksualist

Më të lexuarat

Brenton Kotorri

LGBT me krahë të ngrohta

Sikurse ndodh shpesh, me vendet e vogla, “të mëdhenjtë” bëjnë ç’të duan. Ky fenomen ndodh shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe për këtë, evidencë, është vetë eksperienca botërore e imperializmit. Imperializmi i ri realizohet përmes dy komponentëve të rinj diplomatikë a) “Soft Power” (diplomacia publike përmes joshjes); b) “Hard power” (diplomacia klasike përmes trysnimit) për të cilët argumentet më të gjera do t’i gjemë tek Joseph Nye (2004). Edhe në Shqipëri, ambasadorët e vendeve të huaja, sidomos ambasadorët e superfuqive, zotërojnë një status super të fuqishëm politik. Kjo, duket edhe në rastin e mbështetjes që disa ambasadorë të huaj në kanë treguar ndaj axhendës LGBT në Shqipëri.

Homoseksualistët (*në shkrimin e para një viti e kam sqaruar ku ndryshojnë këta nga homoseksualët), janë të lumtur të përdorin “fuqinë” politike të ambasadorëve për të çuar përpara axhendën e tyre të promovimit të homoseksualitetit si një zgjedhje normale për shoqërinë. Shfaqja e tyre, krah për krah me “të fuqishmit” e bën shtetin, dhe shtetarët të mbajnë gojën mbyllur, ashtu sikurse një fëmijë i cili shmang kontaktin sy më sy me më të fortin e shkollës. Në këtë kontekst të ligjit të më të fortit, sigurisht që axhenda LGBT do vazhdojë të realizojë cilindo aktivitet publik që dëshiron, ashtu sikurse bën gati çdo vit me “Gay Pride”. Në kushtet kur shteti i frikësohet më të fortit, i mbetet popullit që ta mbrojë shtetin, ndaj pyetja e vetme që i mbetet një vëzhguesi si unë është, a do t’ia dalë ky popull të vetëmbrohet nga kjo axhendë?

Normalizimi përmes ligjërimit

Ta quash diçka normale vazhdimisht dhe vazhdimisht, nuk e bën atë gjë normale domosdoshmërisht. Realiteti faktik nuk ndryshon sado që të ndryshojnë fjalët që ne përdorim për ta përshkruar atë. Për ta ilustruar, le të kujtojmë sesi për mijëra vite njerëzimi e konsideronte Tokën të sheshtë, dhe jo të rrumbullakët. Sigurisht që Toka nuk u bë e sheshtë edhe pse u tha se ishte e sheshtë. E njëjta gjë vlen edhe për realitetin social. Ligjërimi nuk është gjithçka. Sado që axhenda LGBT të na e paraqesë homoseksualitetin si diçka normale, kjo nuk do të thotë që një ditë homoseksualiteti do të jetë normal në aspektin faktik. Rreziku sidoqoftë qëndron në aspektin social. Shoqëria mund t’i ndryshojë konvencionet nga koha në kohë, dhe mund të nisë të besojë si normale diçka që për natyrë apo qenësi nuk është normale.

Le të marrim një shembull për të ilustruar fleksibilitetin e “normales” në kohë. Shoqëria shqiptare e kohës komuniste, e konsideronte normale që dikush të mos kishte liri shprehjeje, pasi kjo cenonte gjithë sistemin, dhe kushdo që shprehej lirshëm kundër sistemit, etiketohej si anormal dhe për rrjedhojë trajtohej si anormal, minimalisht burgosej. Në luftë gjithashtu njerëzit e konsiderojnë normale që të vrasësh dikë, ndërkohë që të njëjtin individ është anormale ta vrasësh në kohë paqeje. Dikur ishte normale që të zotëroje skllevër, sot është anormale.

Mund të vijojmë sa të duam, secili prej nesh, me shembuj të tillë. E rëndësishme është që të gjithë këta shembuj na shërbejnë për të kuptuar se sa fleksibël është njerëzimi ndaj konsiderimit të “normales”. Prandaj duhet theksuar se ka rrezik, që në mos ne, njerëz të tjerë rretheqark nesh, apo fëmijët tanë, të fillojnë të konsiderojnë normale diçka që nuk është, dhe që ne nuk e besojmë të jetë. Mirëpo, për meritë të axhendës LGBT, homoseksualistët po punojnë çdo ditë, që devijimi biologjik, psikologjik, sociologjik dhe shpirtëror i quajtur homoseksualitet, të konsiderohet si një jo-devijim, pra si “normal”. Shumë shpejt, edhe në Shqipëri, do të kërkohet që në formularë, apo dokumente të tjera të mos përcaktohet gjinia vetëm si femër/mashkull, por të ketë edhe opsione të tjera. Madje madje, një nga tezat e kohëve të fundit të axhendës LGBT(QI) është, që çdo individ qe jeton në këtë planet është një gjini unike seksuale.

Ambasadoret-diten-e-gejvePiano Piano vai lontano …

Kjo shprehje popullore italiane, është e famshme edhe në Shqipëri. (Sigurisht!) Implikon idenë se nëse këmbëngul, dhe nëse punon vazhdimisht, progresi do të jetë i avashtë, por patjetër do të të çojë larg. Këtë duket se kërkojnë të bëjnë edhe homoseksualistët në Shqipëri. Ata nuk i kërkojnë të gjitha pikat e axhendës së tyre përnjëherë, por i kërkojnë avash-avash.

Aktualisht, në Shqipëri, homoseksualistët bëjnë thirrje që homoseksualët të mos diskriminohen. Në fakt, në Shqipëri, për mosdiskriminimin, ka një ligj të veçantë, ka një komisioner të posaçëm, dhe madje është fokusi kryesor i ombudsmanit (Avokatit të Popullit). Mosdiskriminim, do të thotë që ti të mos trajtohesh ndryshe nga institucionet publike për shkak të një veçorie tënden. Tek ne, kjo është e garantuar, dhe në gjykatën administrative. Nuk ka asnjë rast serioz të diskriminimit për shkak të orientimit seksual. Kështu, hapat e radhës të axhendës LGBT, edhe në Shqipëri, ashtu sikurse në gjithë botën do të jenë:

– Legalizimi i Bashkimeve Civile. (Një ide që ministri aktual i MMSR, Erion Veliaj e hodhi në treg që me hyrjen në zyrë.

– Legalizimi i martesave të tënjëjtit seks.

-Legalizimi i adoptimit të fëmijëve nga çifte homoseksuale.

– etj.

Arsyeja e vetme pse homoseksualistët nuk po nxitohen për të kaluar në këto hapa të tjera, është sepse jemi ne, populli që ka shprehur një rezistencë dinjitoze ndaj kësaj axhende. Konservimi i vlerave tradicionale është një e drejtë e të gjithëve, po aq sa është liri e jona t’i refuzojmë aksionet politike të homoseksualistëve.

Evangjelizimi përmes vampirizmit

Homoseksualët janë heronj. Këtë besojnë shumica e tyre, dhe shumica e homoseksualistëve gjithashtu. Ata e konsiderojnë veten, dhe janë të bindur se janë heronj. Kjo pasi po të lexosh me vëmendje tezat e tyre, mund të shquash dy pretendime kryesore: 1- Homoseksualiteti është një fenomen natyral; 2- Homoseksualiteti është emancipim drejt lirisë. Këto dy premisa e bëjnë dikë menjëherë të mendojë, se nëse bëhesh homoseksual, atëherë ti je një hap përpara ndaj të tjerëve.

Sigurisht, këtë duan ata të na bëjnë të besojmë. Ata kërkojnë të na (inceptojnë) mbjellin në tru, idenë se të gjithë ne jemi homoseksualë. Ata duan që ne të besojmë se të gjithë njerëzit lindin homoseksualë, madje madje uniseksualë (*të orientuar seksualisht ndaj gjithkujt dhe gjithçkaje). Për ata, ne jemi të gjithë homoseksualë, por thjesht nuk e kemi zbuluar akoma. Ditën që do ta zbulojmë se të gjithë jemi seksualë, por i paskëshim ndrydhur derimë tani instinktet tona, është dita që do të jemi të lirë nga zinxhirët skllavërues të koncepteve të vjetra të normales.

E frikshme? Sado e frikshme që të duket, kjo tezë qëndron në thelb të axhendës së tyre. Prandaj, ata shumë shpejt do të kërkojnë që të kenë të drejtë që të evangjelizojnë tek njerëzit, ashtu siç bëjnë misionarët e kishave. Ndoshta edhe shtëpi më shtëpi. Ata do të kërkojnë të drejtën për të përhapur LAJMIN, se e vërteta e RE erdhi. Dhe ata nuk do të ndalen nëse dikush nuk i ndal. Kështu, si një besim i ri, me një të vërtetë të re, ata do kërkojnë që të kenë të drejtë dhe të jenë të lirë, që ta mbrojnë besimin e tyre, ta shfaqin, ta promovojnë, dhe ta imponojnë gjithandej, nëpër njerëz.

E drejta dhe e duhura

Liberalistët ekstremë, nuk besojnë se në këtë botë ka gjëra të drejta dhe gjëra të gabuara. Për ata që mbeten, ka tre mundësi. 1- Të besojnë se e drejtë është gjithçka që Zoti u ka rrëfyer njerëzve si të drejtë; 2- Të besojnë se e drejtëështë gjithçka që sjell përfitim ekonomik dhe zhvillim shkencor; 3- të besojnë se e drejtë është gjithçka që të jep kënaqësi. Të parët, besojnë tek Drejtësia Hyjnore, të dytët tek drejtësia ligjore, të tretët tek drejtësia individuale. Duke qenë se koha në të cilën jeton njerëzimi është një kohë tejet konfuze për të kuptuar çfarë është çfarë, edhe në vendin tonë, i has të tre kategoritë e sipërpërmendura. Në kushtet kur nuk e dimë se çfarë mendon shumica e popullit rreth lejimit apo jo të axhendës LGBT, nëse kjo e fundit është e drejtë apo jo, na mbetet patjetër që ta zbulojmë këtë. (Kjo është kaq e thjeshtë saqë do t’i kishte shkuar ndërmend cilitdo deputeti filozof.).

Në sistemin politiko-shoqëror në të cilin jetojmë, mjeti për ta zbuluar këtë, është përmes një referendumi. Referendumi është mjeti që siguron një qëndrim plebishitar mbi çështje të rëndësisë mbarë shoqërore. Le ta realizojmë këtë referendum, dhe le t’i japim fund përpjekjeve të homoseksualistëve për të realizuar axhendën e tyre, njëkohësisht i japim fund mundimit të njerëzve për t’i rezistuar kësaj axhende.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit