Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi, kanë lënë të vdekur të paktën 31 persona.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, provinca Kastamonu është zona më e goditur, duke regjistruar 29 viktima. Dy persona të tjerë vdiqën në Sinop, në bregdet.
Përmbytjet, të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm, shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve me makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Këtë muaj, Turqia duhej të luftonte gjithashtu me zjarret e mëdha në jug.
Ato zjarre – të cilat tani janë nën kontroll – detyruan mijëra vendas dhe turistë të largoheshin nga Marmaris dhe zonat përreth.
Tetë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 100 mijë hektarë bimësi u shkatërruan. /Telegrafi/