-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB kishte kërkuar që “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat në botë, tek ne ende rekomandohet

Më të lexuarat

OKB: që nga 2012 ka kërkuar që “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, për arsye se ajo përmban motive fyese për fenë Islame dhe për profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të). Fatkeqësisht ende ky libër rekomandohet për lexim nëpër shkollat tona të mesme. 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste.
 
Mediat mbarë botërore e kishin përcjellë lajmin me shqetësim, pasi vetë grupi i studiuesve që i ka dhënë këtë këshillë OKB-së, është një grup serioz mendimet e të cilit OKB-ja e Ban Ki Munit i zbaton në projekte konkrete. Presidentja e këtij grupi, Valentina Sereni, deklaroi për mediat ndërkombëtare se “vepra epike e Dantes është ofensive dhe diskriminuese, e për këtë arsye nuk ka vend për të në klasat moderne”. 
 
Lajmi për ndalimin e Dantes nëpër shkollat mbarëbotërore, ka gëzuar ata të cilët janë të njëjtit mendim sa i takon kryeveprës “Komedia Hyjnore”.
Agron Hoxha, përfaqësuesi i komunitetit musliman, u shpreh dje se “kjo këshillë është me vend pasi Dante në “Komedinë Hyjnore” ironizon të gjitha fetë monoteiste, si krishtërimin ashtu dhe islamin”. 
 
Sipas Hoxhës, Dante i ka njohur mirë religjionet, mes tyre edhe islamin, pasi mësuesi i tij Bruno Latini u pat shkolluar në Anadaluzinë muslimane. “Dante Aligeri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” ka përdorur aspekte të vetë islamit për të ironizuar dhe demonizuar fenë. Në këtë kontekst ne e shohim si një këshillë me shumë vend”, – shprehet më tej Agron Hoxha. Sipas tij, çdo gjë që cënon harmoninë, dialogun, frymën e mirëkuptimit mes popujve dhe mes besimeve, qoftë në kontekstin kombëtar apo edhe atë global duhet penguar. “Duhen gjetur mënyrat për t’u penguar këto vepra që cënojnë pikërisht këtë ekuilibër, nuk duhen promovuar. Çdo gjë që shtyn njerëzimin drejt intolerancës duhet të pengohet, prandaj e theksoj edhe njëherë se kjo këshillë është shumë me vend, edhe pse vepra e Dantes është një vepër e Mesjetës”, – theksoi dje Hoxha.
 
 
Sereni: Trupi i gjymtuar i profetit përshkruhet si fuçi vere
 
Në këngën XXVIII të Ferrit Muhamedi, profeti i muslimanëve, është përshkruar si përçarës dhe Islami si një herezi. “Profetit vetë iu dha një dënim i tmerrshëm; duke ia ndarë trupin nga mjekrra deri në pjesën e pasme, në atë mënyrë që zorrët t’i varen nga këmbët, imazh që fyen kulturën ismalike. Ndërsa Aliut, pasardhësi i Muhametit, e ka të çarë kokën nga mjekrra deri te flokët. Fyerja është më e dukshme, pasi trupi i çarë dhe i gjymtuar i Muhametit është krahasuar me një fuçi të thyer, vetë fuçia është objekt që mban verën, që është e ndaluar nga kultura islame”, është shprehur dje për mediat ndërkombëtare presidentja e Gherush 92, Valentina Sereni. Sipas saj, për përshkrimin e figurës së Muhamedit janë përdorur terma vulgarë dhe imazhe të tmerrshme që janë lënë jashtë përkthimit në gjuhën arabe, të cilën e ka bërë Hassan Osman, një filolog i njohur, pasi këto konsideroheshin si vepër penale. Sereni shprehet se “Komedia Hyjnore” përçon mesazhe antisemite. “Kënga XXXIV, është pjesë e këtij studimi që kemi bërë ne. 
 
Personazhi dhe përcaktimi Judës dhe judejve janë pjesë integrale e kulturës së krishterë. Domethënia negative e judaizmit ka përfshirë të gjithë popullin hebre. Juda i Dantes është përfaqësimi i Judës te Ungjillët, burim i antisemitizmit”, – shton Sereni. Sipas saj, duke studiuar “Komedinë Hyjnore” të rinjtë janë të detyruar, pa ndonjë shpjegim të detajuar, të vlerësojnë një vepër që shpif ndaj popullit hebre, ata mësojnë që ta vlerësojnë mesazhin antisemit, që ende përcillet sot në mesha, gjatë predikimeve dhe kjo gjë i ka kushtuar mjaft deri më tani popullit hebre. “Në këngën XXIII Dante dënon Sinedrion që, sipas të krishterëve, i bëri komplot Jezusit, dënon Caifas, Annën dhe Farisejtë, të gjithë këta marrin të njëjtin dënim: për shembull Caifas është lakuriq dhe i kryeqëzuar në tokë, në mënyrë që të dënuarit e tjerë ta shkelin me këmbë”, – shpjegon Sereni. Sipas kësaj organizate, homoseksualët në “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit, kanë marrëdhënie “kundër natyrës”. Sereni shpjegon se sot në botë ka ligje që dënojnë racizmin dhe se është detyra e kësaj organizate të paralajmërojnë autoritetet kompentente, ku ajo përfshin edhe ato gjyqësoret, që “Komedia Hyjnore” përmban mesazhe ofensive, raciste, ndaj të cilave duhet thelluar dhe të cilat duhet të njihen”. 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit