1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mursi dënohet me vdekje

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane sot e dënoi me vdekje presidentin e rrëzuar egjiptian Mohammad Mursi dhe 105 bashkëpunëtorët e tij për shkak se, siç thuhet, të inplikimt në arratisjen masive të ndodhur gjatë protestave në vitin 2011.
 
Një gjykata egjiptiane sot e dënoi presidentin e rrëzuar egjiptian, Muhammed Mursi dhe 105 bashkëpunëtorët e tij me vdekje për shkak se, siç pretendohet kishin lidhje me arratisjen masive që ndodhi gjatë protestave të organizuara në vitin 2011 kundër paraardhësit të tij, Hosni Mubarak, transmeton Anadolu Agency.
 
Sipas ligjit egjiptian, dënimi me vdekje i gjykatës ka kaluar tek Myftiu i Madh i Egjiptit, autoritetit suprem fetar në vend, në mënyrë që të jap mendimin e tij, i cili nuk është i detyrueshëm për gjykatën. Seanca tjetër në lidhje me këtë rast është caktuar për më 2 qershor, kur do të dihet nëse dënimi me vdekje do të konfirmohet.
 
Gjykata egjiptiane ka kryer procedimet kundër Mursit dhe 130 personave tjerë të cilët ishin akuzuar për pjesëmarrje në arratisjen masive në trazirat në janar të 2011.
 
 Mohammad Mursi është presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili u rrëzua në një grusht ushtarak më 3 korrik, 2013, pas protestave masive.
 
Morsi me një vendim të mëparshëm të gjykatës është dënuar me 20 vjet burg nën akuzat për lidhje me vrasjen e protestuesve në afërsi të pallatit presidencial në Kajro, në fund të vitit 2012.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit