3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli rrënon dyqanet e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Izraeli rrënon dyqanet e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe në Bregun PerëndimorFoto: Mamoun Wazwaz / AA
Forcat izraelite shkatërruan një numër të madh të strukturave palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpunësi i Çështjeve Administrative të Komunës Hizma në veri të Kudsit Lindor, Abdellah Salahaddin, për AA tha se forcat izraelite bastisën vendin në orët e para të mëngjesit dhe kryen një operacion prishjeje që zgjati për rreth 8 orë.

Duke theksuar se buldozerët izraelitë shkatërruan 10 zona tregtare me dyqane dhe dyqane për riparimin e automjeteve, Salahaddin tha se të njëjtat ekipe gjithashtu filluan punën e gërmimit në një tokë ku ka materiale ndërtimi me vlerë afërsisht 100.000 dollarë.

Duke theksuar se forcat izraelite u dhanë paralajmërimet për prishjen pronarëve të pronave rreth 6 muaj më parë, Saladini tha se Komuna e Kudsit të Izraelit e konsideron vendbanimin Hizma si një rajon administrativ dhe se i kryen prishjet me arsyetimin se strukturat ishin të “pa licencuara”.

Kishte gjithashtu shkatërrime edhe në Bregun Perëndimor

Përgjegjësi i vendbanimit Tubas dhe i Këshillit për Luftimin e Vendbanimeve Hebreje nën Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), Mutez Bisharaat, në një deklaratë me shkrim tha se ushtarët izraelitë shkatërruan strukturat që u përkisnin 5 familjeve palestineze në zonën rurale të qytetit Tubas në veri të Bregut Perëndimor (Lugina e Jordanit – Rajoni Agvar).

Duke deklaruar se ekipet e prishjes së ushtrisë izraelite shkatërruan hambarët, rezervuarët e ujit dhe sistemet e energjisë diellore në rajon, Bisharat theksoi se ushtarët izraelitë konfiskuan gjithashtu disa automjete bujqësore dhe automjete pasagjerësh.

Sipas burimeve palestineze, vetëm vitin e kaluar autoritetet izraelite shkatërruan më shumë se 500 shtëpi dhe biznese palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Bregun Perëndimor.

Brenda kuadrit të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 midis administratës izraelite dhe Palestinës, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.

Administrata e “Zonës A”, e cila përfshin 18 për qind, është administrativisht dhe në aspektin e sigurisë e Palestinës; Administrata e “Zonës B” prej 21 për qind është në Palestinë, kurse “siguria” e saj i përket Izraelit; “Menaxhimi administrativ dhe siguria” e “Zonës C”, e cila përbën 61 përqindëshin, iu la Izraelit.

Administrata izraelite kryesisht nuk i lejon palestinezët të ndërtojnë ndërtesa të reja ose zgjerime në “Zonën C”, me arsyetimin se është nën kontrollin e saj.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit