5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zjarret në Kosovë, KFOR-i shton mbështetjen ajrore

Më të lexuarat

Pas përfshirjes nga zjarri të disa vendeve në Kosovë, KFOR-i ka dërguar mbështetje ajrore shtesë për të parandaluar përhapjen e mundshme të zjarrit në zonat që tash e disa ditë janë goditur nga zjarri.

Zjarri ende nuk është lokalizuar në disa qytetet në Kosovë.

Në një përgjigje për gazetën Insajder, KFOR-i thotë se ka ofruar mbështetje në këtë drejtim përmes aftësive ajrore amerikane, veçanërisht helikopterët UH-60 Blackhaëk për të shuar flakët në zonat që ishin të vështira për t’u arritur për shkak të terrenit të ashpër, transmeton ekspres.

“Dje, KFOR -i, me kërkesë të institucioneve vendore dhe pasi ka vlerësuar ndikimin e ndërhyrjes në mision dhe rëndësinë e përhapjes së mundshme të zjarrit, ka dërguar mbështetje ajrore shtesë në mbështetje. Misioni ynë është i gatshëm për të ofruar ndihmë të mëtejshme, sipas nevojës dhe kërkesës”, ka thënë Antonio MINUTELLA nga zyra Kryesore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zëdhënësja e COMKFOR –it./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit