Hoteli më i madh në botë do të ndërtohet në qytetin e shenjtë saudian, Mekë. Pas përfundimit të tij hoteli Abraxh Kudai do të ofroj 10.150 dhoma në 12 kate të ndryshme, njoftojnë mediat arabe.
Projekti mbulon një sipërfaqe prej 1.4 milion metër katrorë, ndërsa ndërtohet 1.7 km larg nga xhamia e madhe në Mekë.
Ndërtimi i hotelit pritet të përfundoj në vitin 2017. Kostoja e ndërtimit kap shifrën prej 3.5 miliard dollarëve. Hoteli do të ketë 12 kate, mbi 10 mijë dhoma, 70 restorante dhe një sallë të madhe për seminare.
Në kuadër të hotelit do të ketë edhe stacion të autobusëve, qendër komerciale dhe parking në tre shkallë./islampress