4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jabllanoviq nuk vjen në prokurori

Më të lexuarat

Aleksander Jabllanoviq, ish ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të paraqitet në prokurori, pas ngritjes së padisë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
“Ne, që nuk nuk jemi fajtorë për asgjë nuk kemi asnjë arsye ta dëshmojmë pafajësinë tonë, e posaçërisht para prokurorisë në Gjakovë”, ka thënë ai për Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
 
Ish-ministri për Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka lënë të kuptohet se nuk do t’i përgjigjet thirrjes për t’u paraqitur si i akuzuar në prokurorinë themelore të Gjakovë, më 22 maj.
 
Jabllanoviq ka thënë se ngritja e një padie ndaj tij, është presion që u bëhet liderëve serbë në përgjithësi.
 
“Në radhë të parë, ky është një presion që u bëhet përfaqësuesve politikë të serbëve për t’i frikësuar dhe disiplinuar ata në mënyrë që të heshtin kur ndodh dhunë ndaj popullit serb në Kosovë e Metohi”, ka deklaruar ai.
 
Zyrtari i lartë i listës “Srpska” ka thënë se pret që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare t’ua thonë qartë “atyre që u dhanë të drejtë të gjykojnë serbët, se një gjë të tillë duhet ta bëjnë në bazë të normave të drejtësisë edhe ndaj atyre që vranë joshqiptarë, plaçkitën e dogjën pronat e tyre, dogjën manastire dhe rrënuan varreza”.
 
Prokuroria themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë, të martën, ndaj Jabllanoviq për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, për jotolerancë në bazë nacionale, racore dhe fetare.
 
Për padinë ndaj ish-ministrit të kthimit ka reaguar edhe shoqata e serbëve të larguar nga Gjakova, e cila një veprim të tillë e quajti keqpërdorim te drejtësisë.
 
“Institucionet e Kosovës edhe njëherë e dëshmuan se nuk janë të interesuara për drejtësi dhe të drejta, por se me ndryshimin e tezave po vazhdojnë të bëjnë padrejtësi”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate, njofton Kim Radio.
 
Jabllanoviq i ka quajtur egërsira nënat e gjakovarëve të zhdukur. Kjo ndodhi më 6 janar, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, kur familjarë të të pagjeturve nga ky qytet i Kosovës protestuan për vizitën e një grupi serbësh këtu.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit