1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arabia Saudite rihap vendet e shenjta për kryerjen e umres

Më të lexuarat

Arabia Saudite nga sot ka rihapur sërish vendet e shenjta muslimane për kryerjen e umres, njofton agjencia shtetërore e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Xhamia e Madhe është e gatshme të pranojë pelegrinë dhe besimtarë që vijnë në umre”, raportoi sot SPA, duke cituar zëvendës shefin e punëve të Xhamisë së Madhe, Saad bin Muhamed al-Muhaimid.

Ai tha se pelegrinët do të pranohen në përputhje me masat paraprake të cilat do të garantojnë sigurinë e të gjithë vizitorëve në Xhaminë e Madhe.

Umreja është ritual islam në qytetin e shenjtë të Mekës të cilin muslimanët mund ta kryejnë në çdo kohë të vitit.

Haxhinjtë përfunduan Haxhin të premten, një nga pesë shtyllat e Islamit që u kërkohet muslimanëve ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse për ta bërë këtë kanë mjetet e nevojshme.

Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite njoftoi më 12 qershor se askush nga jashtë nuk do të pranohet në Haxh këtë vit, por vetëm 60 mijë persona nga vendi që nuk kanë sëmundje kronike, të moshës prej 18 deri në 65 vjeç dhe të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), Arabia Saudite pranoi vetëm një numër të kufizuar të haxhinjëve të vendit vitin e kaluar. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit