-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdogan inauguron në Tiranë xhaminë më të madhe në Ballkan

Më të lexuarat

“Dhuratë e popullit turk për vëllezërit e tij shqiptarë”

Presidenca Turke e Çështjeve Fetare do të financojë ndërtesën e xhamisë më të madhe në Ballkan, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, sikurse kanë bërë të ditur autoritetet.

Mazhar Bilgin, zv.kryetar i komitetit turk të kulteve, Fonadacionit Diyanet, i tha Agjencisë Anadolou sot se kompleksi do të jetë 10,000 metra katrorë.

Xhamia do të ndërtohet pranë ndërtesës së parlamentit shqiptar në Tiranë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti shqiptar Bujar Nishani, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryekleriku turk Mehmet Gormez dhe udhëheqësi i komunitetit mysliman shqiptar Skender Brucaj do të inaugurojnë nesër fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë.

Bilgin i tha Agjencisë Anadolu se xhamia do të jetë në gjendje të mbajë 4,500 njerëz.

Ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, tha se xhamia është një dhuratë e popullit turk për vëllezërit e tyre shqiptarë. Bayraktar e vlerësoi modelin shqiptar si një shoqëri ku të gjitha besimet fetare jetojnë në paqe. Ai vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë drejt rrugës për t’u bërë një vend i Bashkimit Europian.

Shqipëria është një vend me shumicë msylimane dhe me një popullsi prej rreth tre milionë banorësh. Ajo është bërë vend i NATO-s që prej 2009-s dhe është një vend kandidat për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.

*Agjencia Anadolou

xhamia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit