Sot në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku dy ditë me radhë ka pasur luftime dhe ku është zhvilluar aksioni policor, dukej qetë. Rrugët ishin të mbushura me njerëz, disa banorë të lagjes që kanë ardhur për të parë gjendjen me shtëpitë të tyre disa familjarë por edhe media të shumta. Në vizitë posa ka mbërritur edhe lideri i opozitës Zoran Zaev, transmeton gazetari i Portalb nga tereni.
Nga luftimet janë dëmtuar gjithsej 30 shtëpi. Banorët thonë se më se më herët nuk kanë vërejtur ndonjë lëvizje të personave të panjohur. Ka pasur numër të shtuar të policisë por banorët kanë menduar se gjithë kjo është për shkak të protestave.