15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Ambasadorë evropianë bojkotojnë pritjen e Ambasadën së SHBA në Jeruzalem, po Kosova?

Më të lexuarat

Ambasadorë të shumtë të vendeve evropiane bojkotuan pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila u mbajt në ambasadën amerikane në Jeruzalemin e okupuar, dhe midis atyre që munguan ishin ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth shprehet se arsyeja e bojkotit është se vendet evropiane nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ndërtesa e ambasadës është objekt polemikash sepse një pjesë e ndërtesës është ndërtuar në tokë të okupuar, shkruan gazeta.

Gazeta raporton, duke cituar një burim të mirëinformuar, se gjysma e ambasadorëve evropianë morën një ftesë për të marrë pjesë në ceremoni.

Vetëm ambasadori rumun, zëvendës ambasadori britanik dhe përfaqësuesit e Kosovës dhe Austrisë iu përgjigjën ftesës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit