1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kështu duken autoblindat ushtarake turke që i ka blerë Kosova

Më të lexuarat

Kosova ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime zyrtare brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, gjithashtu ka njoftuar se eksporti i parë i makinave turke të blinduara të tipit Vuran, të prodhuara në bashkëpunim me firmat e mbrojtjes në Turqi, do të arrijnë në Kosovë.

Sipas burimeve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë folur për Radion Evropa e Lirë, FSK-ja ka kontraktuar blerjen e katër automjeteve të tipit Vuran me tërheqje 4×4, ndërkaq që dhjetë të tjerat janë të së njëjtës kompani, por të tipit KIRPI, të pajisura me armatime.

“Të gjitha këto automjete të blinduara janë pajisje shumëfunksionale.

Një pjesë e tyre pritet të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit të ardhshëm”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë burimi nga FSK-ja.

Automjetet Vuran prodhohen nga kompania komerciale turke për makina ushtarake, BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe për pajisjet e mbrojtjes, Aselsan.

Këto automjete përdoren tash e një kohë nga forcat e sigurisë së Turqisë dhe ato kanë lëvizshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë, si dhe mund të operojnë në kushte të rënda klimatike dhe terrene të vështira.

Pamjet se si duken ato:

https://www.youtube.com/watch?v=455tqs3u7O4&ab_channel=NewWeaponsUpdate

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit