1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjermania ndan 500 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor dhe disa shtete tjera

Më të lexuarat

Gjermania do t’i dhurojë muajin e ardhshëm të gjitha dozat e mbetura të vaksinës AstraZeneca.

Kabineti qeveritar gjerman vendosi që të paktën 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do t’i jepeshin programit COVAX, i cili bën shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Rreth 80 për qind e vaksinave të dhuruara do të jepen përmes COVAX-it, me 20 për qind të tjera që do t’iu jepen drejtpërdrejt vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor të BE – Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina – dhe Namibia, e cila ishte koloni e Gjermanisë.

Shumica e gjermanëve preferojnë vaksinën BioNTech (22UAy.DE) / Pfizer (PFE.N) për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore dhe efikasitetin e AstraZenecas, raporton reuters.

Këtë javë, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn njoftoi se ata njerëz që kishin marrë tashmë një dozë të vetme të AstraZeneca do të merrnin një vaksinë mRNA si ato të BioNTech/Pfizer ose Moderna për dozën e tyre të dytë.

Ndryshe, Gjermania nuk planifikon të blejë doza të tjera të vaksinës britaniko-suedeze, AstraZeneca. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit