Bëhet e ditur se në këtë sulm kanë vdekur 7 ndërsa janë plagosur 13 persona.
Në provincën Host të Afganistanit u organizua një sulm kamikazë ndaj bazës ushtarake të forcave të ISAF-it. Në këtë sulm humbën jetën 7 persona.
Zyrtarët njoftuan se sulmi në Host u organizua ndaj bazës së ushtrisë amerikane që vepron në kuadër të NATO-s.
Dëshmitarët okular njoftojnë se sulmuesi kamikaz hodhi vetën në erë me kamionë të mbushur me bomba para hyrjes në bazë.
Bëhet e ditur se në këtë sulm kanë vdekur 7 ndërsa janë plagosur 13 persona.
Ndërkaq nuk është bërë i ditur identiteti i personave të vrarë në këtë sulm për të cilën përgjegjësin e mori talibani.