Kurejshet (e Mekes) intensifikuan persekutimet e tyre kunder profetit Muhamed (s) dhe ndjekesve te tij. Madje edhe njerez me influence te cilen ndoqen profetin nuk u kursyen. Ata u bojkotuan dhe shume prej tyre madje u izoluan neper shtepite e tyre. Shume nga muslimanet qe nuk kishin influence torturoheshin publikisht dhe vazhdimisht. Duke e konsideruar kete situate shume te veshtire per ndjekesiet e tij, profeti (s) lejoi disa nga ata qe te emigronin ne Abisini me 615 e.s. Numri total i tyre ishte rreth tetedhjet, pa numeruar femijet e vegjel. Ata nuk iken te gjithe ne te njejten kohe. Ikja e tyre ishte planifikuar ne menyre sekrete dhe u be me grupe te vogla. Emigrantet u priten mire ne Abisini, dhe atyre iu lejua liri e plote besimi.
Udheheqesit e kurejshiteve, ishin te vendosur qe ata nuk duhet te liheshin rehat, qe te stabilizoheshin atje, jashte kontrollit te tyre, nje komunitet i rrezikshem i cili mund te dhjetefishohej kur te konvertuarit e tjere te bashkoheshin me te. Keshtu ata me shpejtesi menduan nje plan, dhe pergatiten nje sasi te madhe dhuratash te cilat konsideroheshin shume te vlefshme ne Abisini. Pershembull punimet e lekures kishin cmime shume te larta, keshtu qe shume lekura te mira u mblodhen nga arabet, te cilat do te mjaftonin per nje rryshfet te mire per cilin do nga gjeneralet e Negusit. Po ashtu kishte edhe dhurata te cmuara per vete Negusin. Pastaj ata me shume kujdes zgjodhen dy burra njeri prej te cileve ishte ‘Amr ibn al’As, i klanit te Sahmit. Kurejshitet i keshilluan ata per cdo gje qe duhej te benin: ata duhej te takonin cdo gjeneral ne vecanti, tu jepnin dhuratat dhe t’u thonin:
“Disa burra dhe gra te budallallepsur nga njerezit tane jane strehuar ne kete mbreteri. Ata kane lene besimin e tyre, jo per tuajin, por per nje te cilin e kane trilluar, nje besim qe eshte i panjohur per ju dhe per ne. Fisniket e njerezve te tyre na kane derguar ne qe te flasim me mbretin tuaj per ceshtjen e tyre, ne menyre qe ai ti ktheje mbrapsht. Keshtu qe kur ne ti flasim atij per ata, juve keshillojeni qe te na i dorezoje dhe te mos kete me fjale me ta.”
Te gjithe gjeneralet rane dakord, dhe te dy burrat e kurejshiteve i cuan dhuratat e tyre Negusit, duke kerkuar qe emigrantet tu jepeshin atyre dhe i shpejguan atij arsyen ne te njejten menyre sic kishin bere me gjeneralet, duke shtuar ne fund: “Fisniket e njerezve te tyre, te cilet jane edhe baballaret e tyre, xhaxhallaret e tyre dhe te afermit e tyre te luten ty qe ti kthesh ata mbrapa.” Gjeneralet ishin te gjithe ne mes te degjuesve, dhe ata njezeri e nxiten Negusin qe te binte dakord me kerkesen e tyre dhe ti kthente mbrapa refugjatet, sepse te afermit jane gjithmone gjyqtaret me te mire per punet e te afermve te tyre. Por Negusi nuk ishte i kenaqur me kete arsye dhe tha:
“Jo, per Zotin, ata nuk do te tradhetohen – nje popull qe ka kerkuar mbrojtjen time dhe kane bere vendin tim strehim te tyre duke me zgjedhur mua mbi te gjithe te tjeret! Une nuk do i dorezoj ata, derisa t’i kem takuar dhe pyetur ata per sa u perket fjaleve qe thone keta burra. Neqoftese eshte ashtu sic thone ata (kurejshet), atehere une do i dorezoj ata mbrapa, ne menyre qe te bashkohen me popullin e tyre, Por ne qofte se del e kunderta, atehere une do te jem mbrojtesi i tyre i mire per sa kohe qe ata kerkojne ndihmen time.”
Atehere ai dergoi njerez qe te therrisnin shoket e Profetit, dhe ne te njejten kohe mblodhi peshkopet e tij, te cilet sollen me vete librat e tyre te shenjte dhe i hapen ato para fronit mbreteror. ‘Amri dhe shoku i tij paten shpresuar qe te parandalonin kete takim midis Negusit dhe refugjateve, dhe me te vertet qe ishte ne interesin e tyre qe ta parandalonin, nqs kemi parasysh ato qe ndodhen me pas.
Abisinasit ishin kristiane, shume prej tyre te devotshem; ata ishin te pagezuar, ata adhuronin nje Zot, dhe mbanin ne trupin e tyre shenjen e kungimit. Ne kete menyre ata ishin te ndjeshem ndaj ndryshimit qe ekziston midis shenjterise dhe perdhosjes, dhe po ashtu ishin koshiente per nivelin e perdhosjes qe ekzistonte ne njerez si Amri. Keshtu qe ata beheshin me teper te prekur – jo me teper edhe se vete Negusi – nga pamja dhe impakti i thelle i shenjterise qe ndjen ata ne momentin kur grupi i besimtareve u futen ne dhomen e fronit, dhe nje murmurime cudie u cua nga peshkopet dhe te tjeret te cilet kuptuan se para tyre ishin burra dhe gra te cilet ishin gati njesoj si ta dhe jo ato qe kishin thene kurejshitet me perpara. Per me teper, shume prej tyre ishin te rinj, dhe ne shume prej tyre pamja e meshireshme zmadhohej edhe me teper nga nje bukuri natyrore.
Emigrimi nuk kishte qene domosdoshmeri per te gjithe ata. ‘Familja e Uthmanit pati hequr dore nga perpjekjet e tyre per ta bere ate te harronte Islamin, por megjithate Profeti e lejoi te largohej dhe te merrte me vete Rukien (ra). Presenca e tyre ishte nje burim fuqie per komunitetin e te ikurve. Nje tjeter cift shume te kendshem per tu pare ishin edhe Xha’fari (ra) dhe gruaja e tij Asma'(ra). Ata ishin te mbrojtur me se miri nga Abu Talibi; por refugjatet kishin nevoje per nje person te gojes dhe Xha’fari e plotesonte kete kusht. Po ashtu ai kishte shpirtin e fitores brenda tij, dhe profeti i tha atij ne nje rast: “Ti je si une ne pamje dhe karakter.” Pra ishte Xha’fari ai qe Profeti pati zgjedhur te ishte ne krye te komunitetit te te ikurve; dhe cilesite e tij terheqes dhe inteligjent ndiqeshin nga ato te Musabit te ‘Abd ad-Dar (ra), nje burre i ri te cilit profeti do ti besonte nje mision te nje rendesie te madhe per shkak te dhuntive natyrore qe ai kishte.
Kur u mblodhen te gjithe, Negusi u foli atyre dhe tha:
“Cfare eshte ky besim sipas te cilit ju duhet te ndaheni nga njerezit tuaj, megjithese ju nuk jeni futur ne besimin tim apo ate te ndonje robi tjeter rreth nesh?”
Xha’fari iu pergjigj duke thene:
“O Mbret, ne ishim njerez qe kishim mbetur ne injorance, u faleshim idhujve, hanim ushqim harram, benim gjera te turpshme, dhe me te fortet shkelnin me kembe me te dobetit. Ne ishim keshtu derisa Allahu (Nje dhe Zot i Vetem) na dergoi ne nje te derguar nga mesi jone, nje neri te cilit ne ia dinim prejardhjen, vertetesine, besueshmerine dhe integritetin. Ai na thirri ne ne Zot, qe ne te deshmonim per njesine e tij dhe ta adhuronim ate dhe te hidhnim poshte ato qe ne dhe baballaret tane paten adhuruar ne formen e gureve apo idhujve; dhe ai na urdheroi te themi te vertetn, te permbushim premtimet, te respektojme lidhjet farefisnore, dhe te drejtat e fqinjeve, dhe te mos bejme krime dhe gjakderdhje. Keshtu qe ne adhuruam Zotin, duke mos vene asgje prane tij, duke konsideruar te ndaluar ato qe ai pati ndaluar dhe te lejueshme ato qe ai pati lejuar. Per keto arsye njerezit tane jane kthyer kunder nesh, dhe na persekutojne ne ne menyre qe te hedhim poshte besimin tone dhe te kthehemi nga besimi tek Zoti te adhurimi i idhujve. Kjo eshte arsyeja qe ne kemi ardhur ne vendin tend, te kemi zgjedhur ty mbi te gjithe te tjeret; dhe kemi qene te lumtur nen mbrojtjen tende, dhe eshte shpresa jone, o Mbret, se ketu me ju ne nuk do te vuajme ndonje te keqe.”
Interpretuesit mbreterore perkthyen gjithcka qe ai tha. Negusi pastaj pyeti se a kishin ata ndonje revelate qe profeti i tyre kishte sjelle nga Zoti dhe, kur Xha’fari pohoi, ai tha: “Atehere recitoje ate per mua,” pas kesaj Xha’fari recitoi nje pasazh nga Surah Mariam, e cila kishte zbritur pak kohe para ikjes s e tyre:
Dhe permendeni Marine ne Librin, kur ajo u largua nga njerezit e saj per ne nje vend drejt lindjes dhe izoloi veten kompletesisht prej tyre: dhe Ne derguam tek ajo Shpirtin Tone, dhe ai iu shfaq asaj si nje burre shume i pashem. Ajo tha: I lutem Pafundesise se Zotit qe te me shpetoje nga ty nese ke meshire. Ai tha: une jam asgje tjeter vecse nje i derguar nga Zoti ne menyre qe te krijohet brenda teje nje bir shume i paster. Ajo tha: E si ka mundesi qe une te behem me djale, kur asnje burre nuk me ka prekur, dhe une nuk kam qene e perdale? Ai tha: Megjithate keshtu do te jete; Zoti ka thene: eshte e lehte per mua. Sepse ne mund ta bejme ate nje shenje per njerezimin dhe meshire nga ne; dhe kjo eshte nje gje e urdheruar. (Kuran 19:16-21)
Negusi u perlot, dhe po ashtu u perloten edhe peshkopet e tij, kur degjuan recitimin e tij,dhe kur ai u perkthye ata u perloten perseri dhe Negusi tha:
“Pa dyshim qe kjo ka ardhur nga i njejti burim me ato qe solli Jezusi”
Pastaj ai u kthye nga dy te derguarit e kurejshiteve dhe tha:
“Ju mund te ikni, sepse per Zotin une nuk i kthej ata tek ju; ata nuk do te tradhetohen”
Por kur ata u larguan nga mbreti, ‘Amri i tha shoqeruesit te tij: “Neser do them atij nje gje, qe do ta shkule kete prosperitet te gjelber te tyren me rrenje. Une do ti tregoj atij se ata thone qe Jezusi biri i Marise eshte nje skllav.” Keshtu qe mengjesin tjeter ai shkoi te Negusi dhe tha:
“O mbret, ata peshperisin nje genjeshter te madh per Jezusin djalin e Marise. Dergo ndonje tek ata, dhe pyeti se cfare thone per te.”
Keshtu qe ai dergoi fjale qe te vinin perseri te ai dhe ti tregonin atij se cfare thonin ata per Jezusin, kjo i shqetesoi ata, sepse asgje tjeter ngjashme me kete nuk u kishte ndodhur me perpara. Ata u konsultuan se bashku se cfare duhej te thonin kur kjo pyetje tu vihej perpara, megjithese e dinin se nuk kishin zgjidhje tjeter vecse te thoshin ate qe Zoti kishte thene.
Keshtu qe kur ata u futen ne pallatin mbreteror, dhe ata u pyeten perseri: “Cfare thoni ju per Jezusin, birin e Marise?” Xha’fari u pergjigj:
“Ne themi per te ato qe Profeti na solli ne, qe ai ishte skllavi i Zotit dhe i derguari i tij dhe shpirti i tij dhe fjala e tij te cilen ai e dergoi te Maria virgjeresha e bekuar.”
Negusi mori nje cope druri dhe tha:
“Jezusi biri i Marise nuk i kalon fjalet qe keni thene juve as sa gjatesia e ketij shkopi.”
Dhe kur gjeneralet rreth tij turfulluan, ai shtoi: “per te gjithe turfullimen tuaj.” Pastaj iu kthye Xha’farit dhe shoqeruesve te tij dhe tha: “Ikni ne rrugen tuaj, sepse do te jeni te qete ne token time, as per male ari une nuk do te lendoja qofte edhe njerin prej jush” dhe me nje levizje te dores se tij drejt te derguarve te kurejshiteve, ai i tha sekretarit te tij: “Ktheji ketyre dy burrave dhuratat e tyre, sepse mua nuk me duhen.” Keshtu ‘Amri dhe burri tjeter u kthyen mbrapa te turperuar.
Nderkohe lajmi per ato qe kishte thene Negusi per Jezusin u perhap midis njerezve, dhe ata ishin te shqetesuar dhe i kerkuan atij nje shpjegim, duke e akuzuar se ai e kishte braktisur besimin e tyre. Ai atehere dergoi njerez te Xha’fari dhe shoket e tij dhe beri gati varka per ta dhe u tha qe te hipnin dhe te ishin gati per lundrim neqoftese do ishte e nevojshme. Pastaj ai mori nje pergamen dhe shkroi ne te:
“Ai deshmon se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte skllavi i tij dhe i derguari i tij dhe se Jezusi biri i Marise eshte skllavi i tij dhe i derguari i tij dhe shpirti i tij dhe fjala e tij te cilat ai i hodhi mbi Marine.”
Pastaj ai e futi ate poshte rrobes se tij dhe doli para njerezve qe ishin mbledhur per ta takuar. Dhe ai u tha atyre: “Abisinas, a nuk jam une njeriu me i pershtatshem per te qene mbreti juaj?” Ata u pergjigjen se po. “Atehere cfare mendoni ju per jeten time midis jush?” “Ka qene jeta me e mire ne jete,” u pergjigjen ata. “Atehere cfare shqetesimi keni?” tha ai. “Ti ke braktisur besimin tone,” thane ata, “dhe ke thene se Jezusi eshte skllav.” “Po mire juve cfare thoni per Jezusin” pyeti ai. “ne themi se ai eshte biri i Zotit” u pergjigjen ata. Atehere ai vuri doren e tij mbi gjoks, pikerisht mbi vendin ku ishte pergameni dhe deshmoi per besimin e tij mbi “kete”, te cilen ata e morren per fjalet etyre. Keshtu qe ata u kenaqen dhe u larguan, sepse ishin te lumtur nen sundimin e tij dhe vetem donin te siguroheshin; dhe Negusi pas kesaj i dergoi fjale Xha’farit dhe shokeve te tij se ata mund te zbrisnin nga varkat dhe te shkonin neper banesat e tyre ku ata vazhduan te jetonin si me para, rehatshem dhe te sigurte.
Me 628 e.s, pak muaj para Hudajbijahs, erdhi lajmi nga Abisinia per vdekjen e Ubajd Allah ibn Xhahsh. Gruaja e tij Umm Habibah (ra) ishte bija e Abu Sufjanit. Kur paten kaluar kater muaj nga vdekja e burrit te saj, profeti i dergoi nje mesazh Negusit, duke i kerkuar qe te behej dorezane dhe te bente martesen midis tij dhe vejushes, ne qofte se ajo do te ishte dakord. Asaj profeti nuk i dergoi mesazh direkt; por ajo pati nje enderr ne te cilen dikush i erdhi prane dhe iu drejtua asaj si “nena e besimtareve”, dhe ajo interpretoi kuptimin e kesaj endrre se ajo do behej gruaja e profetit. Diten tjeter asaj i erdhi mesazhi nga Negusi i cili konfirmoi endrren e saj, dhe atehere ajo zgjodhi kusheririn e saj Khalid ibn Sa’id qe ta jepte ate per martese, dhe ai dhe Negusi bene marrveshje midis tyre ne prezencen edhe te Xha’farit dhe anetareve te tjere te vellazerise. Atehere Negusi beri dasem ne pallatin e tij, dhe atje u ftuan te gjithe muslimanet.
Letra e profetit per Negusin, e cila e ftonte ate te shpallte Islamin u dergua pikerisht ne kete kohe. Profeti po ashtu i pati derguar fjale Xha’farit se do te ishte gje e mire nese ai dhe komuniteti i tij do te vinin te jetonin ne Medina. Xha’fari menjehere filloi pergatitjet per udhetimin, dhe Negusi u dha atyre dy varka. U vendos qe Ummi Habibah do te udhetonte me ta.
Disa muaj pas ketyre ngjarjeve dhe duke pare keqesimin e situates ne Meke, ‘Amri mblodhi disa te rinj, fisin e tij te Sahmit dhe te tjeret, te cilet e konsideronin ate si nje udheheqes dhe u mbushi mendjen atyre qe te shkonin me te ne Abisini. Ai shpresonte se meqe Muhamedi triumfonte atehere ata do te shpetonin ne Abisini: dhe po qe se Kurejshet do te triumfonin ata te gjithe do te mund te ktheheshin ne Meke, “Me mire na bie te jemi ne Negusin sesa nen Muhamedin,” thoshte ai.
‘Amri ishte nje politikan i mprehte, dhe nje burre i durueshem, qe nuk diskurajohej lehte. Megjithe deshtimin e tij te plote (615 e.s.) per te minuar pershtypjen e fuqishme qe pati lene Xha’fari dhe shoket e tij, ai pati hequr pak per te qetesuar Negusin dhe per te mbajtur maredhenie sadopak te mira persa i perkiste atij vete, gjithmone pa prekur ndonjehere ceshtjen e refugjateve muslimane. Por tani qe ata e paten lene vendin dhe paten shkuar ne Medine; Amri mendonte se me ta duhej te ishin larguar dhe paragjykimet e Negusit ne favor te besimit te ri.
Ne takimin e tij te pare, dhurata e tij e shtrenjte prej lekure u pranua me madheshti, dhe Negusi dukej aq i kenaqur saqe ‘Amri vendosi te futej menjehere ne teme dhe te kerkonte azil. Por duke bere kete ai foli ne menyre nenvleftesuese per profetin, dhe kjo provokoi nje shperthim te menjehershem te nje inati mbreteror. ‘Amri u terhoq; sepse nga ato qe thoshte Negusi ishte e qarte se menyra me e mire per te, per te ndertuar nje te ardhme per veten e tij ne oborrin mbreteror, nuk i duheshin dhuratat prej lekure por vetem berja ndjekes i Muhamedit. Ai i ishte larguar Islamit vetem per te gjetur se Islami i kishte marre atij edhe te vetmin vend shpetimi qe ai po mundohej te zinte; dhe me shkaterrimin e planeve te tij rezistenca filloi te binte.
“Pra edhe ti deshmon per kete o Mbret?” tha ai, duke nenkputuar profecine e Muhamedit. ” Une deshmoj per te para Zotit,” tha Negusi. “Bej cfare te them une, O ‘Amr dhe ndiq ate. Ai eshte e verteta, per Zotin, dhe ai do te triumfoje mbi cdo gje qe ngrihet kunder tij, njesoj sic triumfoi Musai mbi Faraonin dhe miqte e tij.”
‘Amri hipi ne nje anije e cila e coi ate ne nje port ne brigjet e Jemenit, ku ai bleu nje gamile dhe ushqime dhe u nis per ne veri, dhe kur arriti ne Hadah, nje nga ndalesat e para ne rrugen bregdetare nga Meka ne Medina, ai takoi Khalidin dhe Uthmanin, dhe ata udhetuan pjesen e mbetur te rruges se bashku. Pasi arriten ne Medine, qe te tre shkuan direkt te Profeti dhe deklaruan besimin e tyre ne Islam.
Me 630 e.s, ne fillim te muajit Rexheb, fjala per vdekjen e Negusit arriti tek Profeti. Mbas faljve te zakonshme ne xhami, ai u kthye nga populli dhe u tha:
“Sot ka vdekur nje njeri i drejte. Pra cohuni dhe faluni per vellain tuaj Ashamah.”
Pastaj ai i udhehoqi ata ne faljen xhenazes. Raportet e me voneshme nga Abisinia thoshin se vazhdimisht shihej nje drite qe ndriconte mbi varrin e mbretit.