3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndikimi i Covid-19, humbjet globale të turizmit ‘mund të arrijnë mbi 4 trilionë dollarë

Më të lexuarat

 

Ekonomia globale mund të humbasë më shumë se 4 trilionë dollarë nga turizmi, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas një raporti të përbashkët të Organizatës Botërore të Turizmit në Kombet e Bashkuara (UNWTO) dhe Konferencës për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në humbje po ndikon ritmi i ngadaltë i vaksinimit në vendet në zhvillim, ku shumë vende të tilla janë të varura prej turizmit.

“Turizmi është një litar shpëtimi për miliona njerëz, dhe avancimi i vaksinimit për të mbrojtur komunitetet dhe për të mbështetur rinisjen e sigurt të turizmit është thelbësore për rikuperimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e burimeve shumë të nevojshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO, Zurab Pololikashvili.

Si ndikoi pandemia e COVID-19 në udhëtime

Ndalimi i udhëtimeve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë rezultoi me një humbje 2.4 trilionë dollarë në turizëm dhe në sektorët e lidhur me të gjatë vitit të kaluar. Një ‘gropë’ e ngjashme mund të ndodhë këtë vit në varësi të shpërndarjes së vaksinave, paralajmëron raporti.

Udhëtimet e reduktuara rezultuan në një rritje mesatare prej 5.5% të papunësisë. Punonjësit e sektorit të turizmit në vendet pa skema të mirëqenies  sociale pritet të pësojnë më shumë humbje të të ardhurave.

Vendet në zhvillim pësuan uljen më të madhe të mbërritjeve turistike në vitin 2020, duke filluar nga 60 në 80 për qind. Rajonet më të prekura janë Azia Verilindore, Azia Juglindore, Oqeania, Afrika e Veriut dhe Azia Jugore, ndërsa zonat më pak të prekura janë Amerika e Veriut, Europa Perëndimore dhe Karaibet./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit