Ballkani ditët e fundit u përfshi nga një i nxehtë afrikan që shkaktoi probleme, por situata ka ndryshuar brenda pak orëve në Kosovë.
I nxehti në Podujevë i ka lënë vendin breshrit dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin në Kosovë.
Uji ka vërshuar në rrugë, ndërsa mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e kokrrës së breshrit, e pazakontë, aq më tepër në këtë stinë./ Abcnews.al