Një test që mund të parashikojë me saktësi nëse dikush do të zhvillojë kancer deri në 13 vitet e ardhshme tashmë është hartuar nga shkencëtarët.
Universiteti i Harvardit dhe Northwesternit kanë zbuluar ndryshime të vogla por të rëndësishme që ndodhin në trup brenda një dekade para se kanceri të formohet.
Kapelet mbrojtëse në skajet e kromozomeve, të cilat pengojnë dëmtimin e ADN-së, kishin në mënyrë të konsiderueshme më shumë konsum në ata të cilët formimi i kancerit ishte i pritur, transmeton Lajmi.net.
Në fakt, ata dukesh sikur i përkisnin një personi i cili ishte 15 vjet më i vjetër. Kapelet, të njohura si telomere, ishin më të shkurtra se që duhej dhe vazhdonin të shkurtoheshin deri katër vjet para zhvillimit të kancerit, kur papritmas ato u ndalën së pakësuari.
“Duke kuptuar këtë model të rritjes së telomereve do të thotë se ne kemi kuptuar mënyrën e parashikimit të zhvillimit të kancerit”, thotë Dr. Lifang Hou, udhëheqësi i studimit dhe profesor në Universitetin e Northwesternit.
“Për shkak se ne pamë një marrëdhënie të fortë në modele nëpër një shumëllojshmëri kancerësh, me të drejtën e studimit të këtyre proceseve ne do të jemi përfundimisht në gjendje të diagnostifikojmë një shumëllojshmëri kancerësh para se të zhvillohen”, shtoi ai.
Edhe pse shumë njerëz ndoshta nuk dëshirojnë të dinë nëse do të kenë kancer në të ardhmen, kjo do të mund t’i ndihmojnë njerëzit që të bëjnë ndryshime të jetesës për të ulur rrezikun nga formimi i kancerit, transmeton Lajmi.net.
Universiteti i Stanfordit është gjithashtu në kërkim se si mund të ri-rriten telomeret. Kompanitë e sigurimeve paralajmëruan se një test i tillë mund të thyej rregullat dhe të ndryshojë politikat në mbarë botën.
Hulumtimi është i publikuar në revistën Ebiomedicina. kohaislame