Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka bërë të ditur se është duke kërkuar një komision ndërkombëtar për të përcjellë kthimin e serbëve në Kosovë.
Në një prononcim për mediat serbe, Jevtiq ka thënë se me anë të kësaj kërkese, do të bën përpjekje që në procesin e kthimit të serbëve të përfshihen edhe ministritë tjera.
“Unë pres që kërkesa për formimin e një grupi ndërkombëtar, të miratohet javëve në vijim. Kështu që ky grup, të fillojë punën gjatë muajit maj”, ka thënë Jevtiq, transmeton lajmi.net.
Ky ministër i cili vije nga radhët e Listës Serbe, ka thënë se roli i qeverisë në Beograd në procesin e kthimit, është shumë i rëndësishëm, pasi sipas tij, kjo Qeveri ka ndryshuar pozitivisht politikat për Kosovën.