-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Russell: Korrupsionin në Kosovë mund ta mposhtë vetëm qytetari

Më të lexuarat

Korrupsioni në Kosovë është një sistem i shtrirë në të gjitha institucionet.
 
Ai është vështirë të luftohet nga vetë institucionet.
 
Por atë mund ta mposht qytetari. Kështu mendon përfaqësuesi rezident i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.
 
Gjatë një ligjërate të hapur të tij të mbajtur në kolegjin “Universum” në Prishtinë, ai kërkoi nga studentët që të raportojnë çdo rast korruptimi që ata hasin apo dëgjojnë.
 
“Korrupsioni në Kosovë është një sistem i shtrirë pothuajse në të gjitha institucionet, ku më shumë e ku më pak”, tha Russell para studentëve të kolegjit “Universum” në Prishtinë.
 
Rusell u shpreh se Agjencia Kundër-Korrupsionit, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe akterë të tjerë kanë rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit në Kosovë por janë qytetarët instrumenti më i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
 
“Më të rëndësishmit janë qytetarët dhe angazhimi i shoqërisë në luftimin e korrupsionit, qytetarët duhet të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet rreth kësaj çështje”, deklaroi Russell.
 
Ai shpalosi disa prej programeve aktive të UNDP-së të cilat fokusohen në punësimin e të rinjve, zhvillimin e ndërmarrësish, ngritjen e mirëqenies sociale, dekurajimin e migrimit, etj.
 
Ndër të tjera Russell shpalosi edhe raportin e UNDP në lidhje me migrimin si dhe punësimin e të rinjve.
 
Sipas këtij raporti çdo i katërti banor në Kosovë aktualisht jeton jashtë vendit. Ky raport i UNDP ka shqyrtuar ndikim e saj në sferat politike dhe ekonomike të vendit, gjithashtu raporti ka hulumtuar lirinë e lëvizjes dhe ndikimin e saj në zhvillimin njerëzor në vend.
 
Sipas Russell, të rinjtë në vend kanë shumë pak ambicie punësimi në vend, një numër i madh i të rinjve kanë ambicie punësimi në vendet e huaja.
 
“ Perspektiva ndoshta është e mangët në Kosovë për interesimin dhe inicimin e institucioneve për të mësuar të rinjtë në marrëdhënie pune” thotë Russell.
 
Këto të dhëna sipas Russell qëndrojnë në raportin e UNDP të bazuara në statistika të sakta.
 
Mirëpo, Russell tha se  mundësit e dispozicionit për punësim të ligjshëm jashtë vendit megjithatë varen në masë të madhe në marrëdhëniet e Kosovës me vendet e rajonit.
 
“ Udhëtimet afatshkurtra pa viza në zonën Shengen do të kontribuonin ndjeshëm në lëvizshmërinë ndërkombëtare, por përparimi në këtë front do të varet nga ritmi me të cilin Kosova do të mundë ta zbatojë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave të BE-së” ka deklaruar Russell.
 
Rusell foli edhe për rolin e UNDP në Kosovë, ai tha që ky mision është në Kosovë për arsye shërbimi në të mirë të jetës së qytetarëve, në ndihmës të jetës politike ekonomike e sfera tjera.
 
“Ne jemi këtu për t’iu shërbyer qytetarëve, institucioneve të vendit, si në politikë, ekonomi e të tjera. Ne kemi bashkëpunim të afërt me institucionet gjegjëse në Kosovë dhe mendoj që bashkërisht do të punojmë edhe më tej” është shprehur Russell. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit