Pas kërkimeve të shumta, në ujërat e lumit Ibër, para pak çastesh, sot është gjetur trupi i pa jetë i të riut 17 vjeçar nga Mitrovica, Sead Alushi, i cili ishte zhdukur që nga fillimi i këtij muaji.
Rastin e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili tha se trupi i të ndjerit është gjetur rrjedhës së lumit Ibër, në afërsi të Zveçanit. /